LAJMI I FUNDIT:

Protesta kundër kryeministres May në Londër, Corbyn i kërkon dorëheqjen

Protesta kundër kryeministres May në Londër, Corbyn i kërkon dorëheqjen

Protestat “shpërthyen” pasditen e sotme në Londër, ku mijëra njerëz u mblodhën jashtë parlamentit britanik për të shprehur zemërimin pasi u rrëzua për herë të tretë marrëveshja e kryeministres Theresa May për Brexit.

Demonstruesit bllokuan rrugët përreth Dhomave të Parlamentit në Londrën qendrore.

“Mendoj se ky është një skandal. Ne votuam në referendum pro largimit nga BE dhe kjo duhet të ndodhë”, tha një protestues për CNN.


Marshuesit mbanin në duar pankarta me slogane të tilla si: “Nuk ka marrëveshje më të mirë se sa një marrëveshje e keqe”, apo “çdo vend ka të drejtën për të vetëvendosur”, si dhe “largim do të thotë largim”.

Një tjetër protestues deklaroi se: “demokracia u shkatërrua me votimin e fundit në Dhomën e Komunëve”. Ndërsa nuk munguan as thirrjet: “Ky vend është kthyer në diktaturë. Duam Brexi-tin tonë pas”.

Një fjalim në protestë mbajti edhe ish-lideri i UKIP, Nigel Farage, që u shpreh se shpreson që Britania të largohet nga BE pa marrëveshje.

Më herët lideri laburist Jeremy Corbyn i kërkoi May-t të japë dorëheqjen dhe të krijojë kushtet që Britania e Madhe të zhvillojë zgjedhjet e reja, përcjell Shekulli.

Të tjerë deputetë të majtë lëshuan akuza në drejtim të kryeministres, se e rivuri në votë marrëveshjen e saj të dështuar, për t’u shërbyer karrierave të konservatorëve të partisë së saj.

Kujtojmë që pasditen e sotme parlamenti britanik refuzoi për të tretën herë marrëveshjen e daljes nga BE, për të cilën kryeministrja May kishte negociuar me BE.

Vetë kryetarja e qeverisë pranoi disfatën në lidhje me paktin, ndërsa u shpreh se debatet mbi alternativën e marrëveshjes së Brexit vijojnë të hënën.

Në trend Botë

Më shumë
Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Çmimi i naftës çelësi për paqen në Ukrainë? Trump me një propozim interesant për t'i dhënë fund luftës

Botë
Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Pamje befasuese që tregojnë se sa e fuqishme ishte stuhia e borës në jug të SHBA-së

Amerika
​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

​Protesta e greva në gjithë Serbinë, serish përdoren vetura ndaj studentëve

Serbia
Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Nis dëbimi masiv i emigrantëve, Shtëpia e Bardhë njofton arrestimin e 500 prej tyre

Amerika

"Këtë nuk e vendos Putini", shefi i NATO-s zbulon se kur Ukraina do t'i bashkohet aleancës

Botë
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori