LAJMI I FUNDIT:

Zjarret në Kosovë dukuri shqetësuese – kërkohet mobilizim për parandalimin e tyre (VIDEO)

Zjarret në Kosovë dukuri shqetësuese – kërkohet mobilizim për parandalimin e tyre (VIDEO)

Zjarret në territorin e Kosovës, tanimë janë bërë një dukuri shqetësuese për qytetarët.

Të enjten janë raportuar mbi gjashtë raste të zjarreve në Ferizaj të cilat kanë përfshirë edhe stalla bagëtish, duke djegur kështu edhe mjetet e punës e ushqimin e kafshëve.

Gjithashtu raste të zjarreve janë raportuar në Gjilan, Skenderaj, Klinë e Ulët e Gjakovë e Han i Elezit.


Për këtë dukuri shqetësuese, deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka bërë një reagim gjersa ka publikuar fotot ku sot shihen se si po digjen malet në rrugën që kalon Ferizaj-Han i Elezit.

“Në të dy anët a autostradës miliardëshe Ferizaj-Hani i Elezit, sikur ne kohë lufte, zjarret e kane kapluar vendin. A ka zjarrfikës në këtë vend apo vetëm zjarrvënësa? MPB-ja dhe agresionet vartëse të saj duhet te reagojnë menjëherë ne shuarjen e zjarreve. Nëse tani në Mars ka kaq shumë zjarre në pyjet e Kosovës, çka do të ndodhë në Korrik e Gusht kur temperaturat janë të larta”, shkruan Rexhep Selimi në Facebook, shkruan Telegrafi.

Ndërkaq, Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), duke apostrofuar deputetin Rexhep Selimi, ka thënë se është për keqardhje që një deputet i zgjedhur i popullit, nuk i ka vizituar asnjëherë zjarrfikësit e vendit, të interesohet për problemet dhe hallet e tyre, dhe përveç kësaj edhe do ta vërtetonte a ka zjarrfikës në këtë vend!

Ahmeti ka theksuar se zjarr-vëniet  po i dëmtojnë hektarë të tërë të fushave e pyjeve, pronave publike e private dhe në vazhdimësi po rrezikohet jeta e qytetarëve të vendit.

“Ka disa muaj që zjarrfikësit e Kosovës, po përballën po thuajse ditë e natë, me zjarret fushore dhe malore anembanë Kosovës, zjarre të cilat në të shumtën e rasteve janë zjarr-vënie të qëllimshme apo nga pakujdesia. Edhe përkundër numrit të vogël të zjarrfikësve, deri me tani pothuajse shumicën e zjarreve i kanë lokalizuar dhe shuar në kohë reale, duke u munduar të shpëtojnë pronat publike dhe private dhe duke mbrojtur jetën e qytetarëve të vendit”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq, Policia apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë mënyrë mos të ndezin zjarre në vende të hapura, qoftë në prona private, me qëllim të pastrimit të arave përmes ndezjes së mbeturina në to.

Policia njofton se do të hetojë të gjitha rastet e zjarr-vënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale ‘zjarr-vënie’ do të zbatojë masa ligjore dhe kryerësit e veprave të tilla do të dënohen komfor ligjeve të aplikueshme”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori