LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Disa zyrtarë policorë në SPB Tetovë kanë përdorur drogë narkotike

Spasovski: Disa zyrtarë policorë në SPB Tetovë kanë përdorur drogë narkotike

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasvoski, në seancën e sotme kuvendare në pyetjen e deputetëve sqaroi se aksioni policor që u zbatua në SPB Tetovë, por edhe në njësitë tjera në MPB, ka të bëjë me informacionet se zyrtarët policorë kanë përdorur droga narkotike.

Siç tha Spasovski, është kryer kontroll te 23 zyrtarë policorë në SPB Tetovë, por edhe në repartin për krim të organizuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kontrolli ka të bëjë me përdorimin e mundshëm të drogave narkotike. Kemi njohuri nga dy tri burime për përdorimin e drogave narkotike. Në bazë të këtyre njohurive, është bërë kontroll te këto zyrtarë policorë në Institutin e mjekësisë ligjore që të vërtetohet nëse ka prani të drogave narkotike dhe cilat janë. Nëse vërtetohet do të ndërmerren masa”, tha Spasovski.


Ai shtoi se është e palejueshme që pjesëtarët e policisë të përdorin droga narkotike.

“E palejueshme është të kemi zyrtarë që janë përdorues dhe bashkëpunëtorë me ata që shesin drogë. E dini se si në Tetovë është vepruar kohën e fundit. Edhe Tetova nuk është përjashtim, por në secilin qytet në pjesën e shpërndarjes së drogës. Në këtë kontekst vitit 2018 është viti  më i mirë në menaxhimin me tregtinë e drogës gjatë 10 viteve të fundit”, tha mes tjerash Spasovski.

Deputeti i OBRM-PDUKM-së, Drgan Danev, që parashtroi pyetjen tha se këto policë është u traumatizuan para kolegëve për shkak se armët e tyre u morën para se të merreshin rezultatet në Mjekësinë Ligjore ndërsa Spasovski mohoi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

LDK mund t’i marr një mandat PDK-së, e LVV afër 49 – Cakolli del me projeksion të ri nga numërimi i mbi 30% të votave me postë

Lajme

"Trainkos" tregon arsyet e prishjes së lokomotivës në trenin Prishtinë-Pejë: Nuk kishte rrezik për udhëtarët

Lajme
​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

​Qeveri e pakicës apo stabile, si pritet të jetë ekzekutivi i ardhshëm?

Lajme
Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Cilat janë përfitimet nga agjërimi, çfarë thotë nutricistja Rexhepi?

Shëndetësi
Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir

Prishje e lokomotivës, treni Prishtinë-Pejë ndalon brenda tunelit në Ujmir

Lajme
Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Zv/ministri i Drejtësisë tregon se çfarë ndodhë nëse Kurti nuk shkon të dëshmojë në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Kalo në kategori