LAJMI I FUNDIT:

Universiteti i Yale përfshihet nga një skandal korrupsioni

Universiteti i Yale përfshihet nga një skandal korrupsioni

Universiteti prestigjioz amerikan i Yales ka përjashtuar të martën një student, pjesë e një skandali të madh korrupsioni, i cili ishte pranuar aty falë ryshfetit të paguar nga prindërit e tij.

Universiteti i nderuar i Nju Hevën, në Konektikat, është i pari që raporton një përjashtim të këtij lloji, në të cilën u akuzuan 50 persona.


Midis tyre trajnerë sportivë, administratorë provimesh për pranimin në universitetet më të njohura amerikane dhe 33 prindër, të cilët u akuzuan se kanë paguar 6,5 milionë dollarë si ryshfet për të garantuar pranimin e fëmijëve të tyre.

Në një deklaratë të postuar në faqen e saj të internetit, drejtoria e Yales tha se ishte informuar për rastin në fjalë, për herë të parë në nëntor.

Prokurori federal i Masaçusetsit, i cili udhëhoqi hetimin, kërkoi më pas informacion për trajnerin e ekipit të futbollit të femrave, Rudy Meredith.

Sipas universitetit, Meredith, i cili u largua nga Yale në nëntor dhe u akuzua për ryshfet, thuhet se ka ofruar rekomandime të rreme për dy kandidatë dhe vetëm njëri prej tyre u pranua në Yale, në janar të vitit 2018, përcjell Atsh.

Sipas padisë kundër Rudy Meredith thuhet se prindërit e studentit kane paguar gjithsej 1,2 milionë dollarë si ryshfet. Pas hetimeve, Yale vendosi të revokojë pranimin e tij në universitet. /kp/Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Britanikja e bleu dhjetë euro një unazë në një treg - tre dekada më vonë e shiti për 500 mijë euro

Evropa
Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Shkencëtarët besojnë se egjiptianët u përpoqën të shëronin kancerin 4000 vjet më parë

Botë
Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Dronët ukrainas mund të godasin qindra kilometra brenda Rusisë, thotë zyrtari i Moskës

Evropa
Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Kjo është rrahja më e çuditshme në botë - ajo u filmua në Meksikë

Amerika Latine
A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

A mund të bëhet president Trumpi edhe nëse dënohet?

Amerika
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka pësuar humbjen më të madhe artilerike që nga fillimi i luftës

Evropa
Kalo në kategori