Sot është shënuar përvjetori i njëzetë i bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë që ndaloi luftën në Kosovë. Kur kujtohet kjo datë, padyshim se kujtohet edhe emri i gjeneralit Wesley Clark, njeriu që udhëhoqi operacionin e NATO-s kundër forcave serbe.
Clark është njëri nga personalitetet më meritore për vendimin që Aleanca Veriatlantike të intervenojë për të shpëtuar shqiptarët e Kosovës nga spastrimi etnik që po kryente Serbia, transmeton Reporteri.net.
Reporteri ju sjell disa gjëra mbi jetën e Wesley Clark që mund të mos i keni ditur.
Çlark është i lindur me 23 dhjetor të vitit 1944. Babai i tij i ishte politikan, por ai vdiq kur Clark ishte katër vjeçar. Në këtë mënyrë Clark mbeti vetëm me nënën e tij. Gjersa rritej, politika ishte zakonisht gjëja e fundit në mendjen e tij. Suksesi, në çfarëdo mënyre ishte gjithmonë në rrugën e tij.
Një gjë është e qartë: Clark gjithmonë dëshironte të ishte ushtar, asgjë tjetër.
Pas përfundimit të shkollës elementare, Clark fitoi një bursë në Universitetin e Oksfordit në Angli, ku në vitin 1968 fitoi një diplomë master në filozofi, politikë dhe ekonomi. Ai u paraqit si vullnetar për luftën në Vietnam ku fitoi disa dekorata. Derisa të tjerët u kthyen në shtëpi të zhgënjyer nga lufta, Clark po shijonte sukseset e tij, duke u ngjitur në radhët e ushtrisë me një shpejtësi të jashtëzakonshme që kulmoi me katër yje mbi shpatullat e tij dhe komandën e NATO-s.
Clark gjithashtu ishte një ushtar-diplomat i cili ndihmoi në negociatat e paqes në Bosnje gjatë konferencës së Daytonit ku u vlerësua për aftësitë e tij negociuese. Ato aftësi u shfaqën sërish në prag të fushatës së bombardimeve kundër trupave serbe të Millosheviqit. Në një takim të rëndësishëm në selinë qendrore të Pallatit të Bardhë të Millosheviqit në Beograd, Clark metodikisht rrëzoi forcat serbe, duke e joshur në mënyrë të përsëritur që të minimizonte madhësinë e forcave të tij tokësore, duke mohuar çdo gabim me dëshmi fotografike.
Gjatë 34 viteve të tij në Ushtrinë e SHBA-së, Wesley Clark u ngrit në rangun e gjeneralit me katër yje dhe si komandant suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Clark komandonte Forcën Aleate të Veprimit, veprimi i parë i madh i NATO-s për luftën, i cili shpëtoi 1.5 milionë shqiptarë nga spastrimi etnik në Kosovë.
Në gusht të vitit 2000, Clark u nderua me Medaljen Presidenciale të Lirisë, nderin më të lartë civil të vendit.
“Clark ishte person i fakteve”, rrëfeu më vonë një diplomat i NATO-s që ishte prezent gjatë takimeve të tij me Millosheviqin. “Ai argumentonte me fakte shumë specifike dhe gjithmonë merrte atë që dëshironte”, ishte shprehur ai.
Kur negociatat me Millosheviqin përfundimisht u treguan të kota, Clark urdhëroi aksionin e parë ushtarak të NATO-s në vitin 1999. Gjatë bombardimit ajror që zgjati 78 ditë, Clark udhëhoqi forcat që mundën Millosheviqin dhe ushtrinë e tij pa asnjë viktimë amerikane.
Clark dhe gruaja e tij, Gerta, jetojnë në Little Rock, Arkansas. Ata kanë një djalë, Wesley. Ai është autori i librave më të shitur të luftës: Bosnja, Kosova dhe Ardhmëria e Luftës. Libri i tij më i fundit “Të fitosh luftërat moderne” u botua në tetor 2004.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMbyllja e komunave paralele të Serbisë, ambasada amerikane: Këto veprime dëmtojnë marrëdhëniet dhe aspiratat e Kosovës
Anulohet në Bruksel takimi për personat e zhdukur, Hoti: Prania e Petkoviqit orkestroi dështimin e këtij takimi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë
Bastisjet në disa lokacione për struktura paralele, Prokuroria Themelore e Prishtinës: Nuk kemi marr kërkesë zyrtare për bastisje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri