LAJMI I FUNDIT:

Thaçi porosit nga Gllogjani: Ta ruajmë si sytë e ballit mbështetjen ndërkombëtare

Thaçi porosit nga Gllogjani: Ta ruajmë si sytë e ballit mbështetjen ndërkombëtare

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij në Gllogjan, në shënimin e Epopesë së Dukagjinit, tha se kjo ngjarje shënon një kthesë në luftën për liri dhe pavarësi ndërsa ka folur edhe për ndërhyrjen e NATO-s dhe resiztencën e ushtarëve të UÇK-së gjatë kohës së luftës.

Presidenti Thaçi tha se në  këtë  ditë pas fillimit të  fuqizimit të  rezistencës së  Ushtrisë  Çlirimtare të  Kosovës në  krye me komandantin legjendar Adem Jashari, dhe familjen Jashari dhe bashkëluftëtarë të tjerë, ndodhi ajo që  pritej të  ndodh edhe në  Gllogjan.

“Ndodhi ajo që  pritej të  ndodhte, sepse bërthamat e para të  Ushtrisë  Çlirimtare të  Kosovës tanimë  ishin fuqizuar, ishin zgjeruar dhe sulmet ishin të  pandërprera kundër forcave ushtarake dhe policore të  Serbisë”, ka thënë  presidenti Thaçi.


Kreu i vendit tha se Epopeja e Dukagjinit shënoi një  kthesë  historike në  luftën për liri, çlirim dhe pavarësi.

“Madhështia dhe vlera më  e madhe e kësaj date i shtohet kur kemi parasysh se më  24 mars 1999, 20 vite më  parë,  filluan bombardimet e NATO-s. E, bombardimet e NATO-s dhe kjo aleancë  kosovaro-perëndimore nuk është  lidhur rastësisht, por pikërisht falë  rezistencës së  Ushtrisë  Çlirimtare të  Kosovës, rezistencës së  çdo qytetari të  Kosovës kudo që  ka qenë  në  Kosovë  e diasporë, që  ndihmuan luftën për liri”, ka theksuar presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka shtuar se sot kujtojmë  me pietet e respekt Epopejën e Dukagjinit, kujtojmë  dhe vlerësojmë  lart mbështetjen ndërkombëtare,  të cilën duhet ta ruajmë  si sytë  e ballit në  rrugëtimin tonë  për anëtarësim në  NATO, Bashkim Evropian dhe raporte speciale me Shtet e Bashkuara të  Amerikës.

Duke vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e dëshmorëve të  lirisë, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e vendit, presidenti Thaçi i ka dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës, dëshmorët: Agim Ali Selmanaj, Arben Bajram Ahmetaj, Artan Ahmet Mehmetaj, Burim Sadik Mustafaj, Enver Hasan Halilaj, Fatmir Smajl Nimanaj, Hasim Misin Halilaj, Luan Gani Nimanaj, Naim Metë  Nimanaj, Orhan Lan Halilaj, Sokol Muzli Sejfijaj, Shpend Zeqë  Malaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Kalo në kategori