LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, mbi 100 raste të reja të të prekurve nga fruthi

Maqedoni, mbi 100 raste të reja të të prekurve nga fruthi

104 raste të reja me fruth janë regjistruar gjatë javës së shkuar. Të dhënat javore të Institutit të Shëndetit Publik flasin se ky numër është më i larti nga gjithë javët e shkuara, që nga shpallja e epidemisë.

Numri më i madh i rasteve janë nga Shkupi, gjegjësisht mbi 70, ndërkaq rastet e tjera janë nga 9 qytete të tjera të vendit.

Epidemiologët paralajmërojnë për shpalljen e mundshme të epidemisë në mbarë vendin nëse vijon të rritet numri i të prekurve nga fruthi.


Ata gjithashtu apelojnë për vaksinim, pasi siç thonë kjo është mënyra e vetme për tu mbrojtur nga kjo sëmundje.