LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: BE e SHBA të na ndihmojnë për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi

Haradinaj: BE e SHBA të na ndihmojnë për arritjen e një marrëveshje Kosovë-Serbi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka bërë thirrje Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që të ndihmojnë që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke.

Këto komente Haradinaj i ka bërë në fillimin e punimeve në rrugën “Rruga e tre Heronjve, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, Prishtinë – Mitrovicë, segmenti Lumi i Madh – Gojbulë.


Me këtë rast, Haradinaj ka thënë se kjo rrugë është një arterie që lidh ekonominë e vendit me ekonomitë fqinje, edhe me Serbinë.

Kreu i Qeverisë tha se interesi i Kosovës është që të jetojnë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë dhe ku të gjithë e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet.

Derisa të vije tek kjo ditë, Haradinaj tha se punët që janë në përgjegjësinë e tyre do t’i përfundojnë, duke thënë se do të ndërtojnë rrugë e ura.

“Është një arterie që mund ta lidh ekonominë e vendit tonë me ekonomitë fqinje, pra me ekonomitë e Serbisë. Interesi ynë është që të jetojmë në një Ballkan ku të gjithë janë të lirë, të gjithë janë të respektuar, e njohin njëri tjetrin në kufijtë e vet, me të drejtat e veta dhe njëkohësisht një tregti e lirë dhe një shkëmbim. Kuptohet për të arritur deri tek kjo ditë ne ato që janë në përgjegjësitë tona do t’i kryejmë, pra do të ndërtojmë rrugë e do të ndërtojmë ura dhe do të hapim ura, sepse ajo është detyra jonë. Por, po ashtu i bëjmë thirrje partnerëve tanë, Bashkimit Evropian, ShBA-ve që të na ndihmojnë për atë që nuk është në kapacitetin tonë, që më në fund të arrihet një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë për njohje reciproke”, tha kryeministri. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Festuan apo protestuan? Serbët defilojnë me vetura e flamuj në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë

Lajme
Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Hovenier: Kosova urgjentisht të dërgojë draft-statutin e Asociacionit në Kushtetuese

Lajme
Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë,

Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë, "Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël, apo jo?" - Osmani kujton fjalët e fëmijës së pafajshëm që pyet nënën e tij

Lajme
Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Si e ndryshoi brenda muajit mendimin e vet gjykatësi Kuçi për Sekiraqën?

Drejtësi
Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Ambasadori gjerman thotë se këshillat e tyre po injorohen, kërkon nga Qeveria të mos veprojë pa koordinim

Lajme
Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Cili është qëndrimi i ambasadorit të Gjermanisë për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës?

Lajme
Kalo në kategori