Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Makolli, në punimet e konferencës “Aftësia e Kufizuar Intelektuale në Kosovë”, ka thënë se Kosova është duke avancuar politikat e mirëqenies për të gjithë qytetarët e saj, e në veçanti për personat me aftësi të kufizuar.
“Pjesë e kësaj pune qeveritare ka qenë edhe rregullimI juridik ligjor i çështjes së mirëqenies së asaj pjese të qytetarëve, të cilët kanë vështirësi në punësim. Me ligjet e aprovuara përcaktohet kuota e punësimit të personave me aftësi te kufizuar për çdo punëdhënës. Po ashtu parashihet edhe masa ndëshkuese ligjore, nëse punëdhënësit nuk e respektojnë kuotën e punësimi të PAK”, ka thënë ai.
Në njoftimin për media thuhet se, zëvendësministri Makolli ka shtuar se MPMS në bashkëpunim me grupet e interesit është duke punuar me aktet të tjera nënligjore sekondare me të cilat sipas tij do të kompletohet në tërësi korniza ligjore, e cila do të trajtojë në mënyrë më të dinjitetshme këto kategori të shoqërisë.
Makolli ka nënvizuar se përpos rregullimit të kornizës ligjore, MPMS në bashkëpunim me Agjencinë e Punësimit do të ndihmojë punësimin e këtij komuniteti si dhe sipas tij do të përcaktojë akterët të cilët do të marrin përgjegjësinë edhe për ofrimin e shërbimeve të nevojshme për të gjitha komunitetet, e në veçanti edhe për komunitetin me sindromën ‘Down’.
“Roli i shtetit për personat me nevoja të veçanta është që atyre t’ju mundësojë arsim dhe forma të tjera të aftësimit profesional, pajisje të punës me mjete të nevojshme, përdorimin e shërbimeve me asistent kur është e nevojshme, dhe materialisht të stimulojë punësimin e tyre në një masë të pranueshme dhe t’i detyrojë punëdhënësit për punësimin e tyre”, ka theksuar Makolli.
Në këtë konferencë ishte i pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili theksoi se Qeveria e Kosovës me avancimin e kornizës ligjore për përkrahjen e personave me sindromën Down, për këtë vit ka miratuar koncept dokumentin për hartimin e projektligjit për gjithë përfshirje.
“Me këtë projektligj do të sigurohemi që të gjithë personat me sindromën ‘Down’ të kenë përfitimet, vendin dhe statusin e merituar”, tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se Qeveria e Kosovës në vitin 2018 ka miratuar Rregulloren për lehtësirat doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për persona me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur.
Kjo konferencë u organizua nga Shoqata Down Syndrome Kosova në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me sindromën Doën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MMJPH: Këshilltarja Irena Vitina të informohet më mirë, para se të tregojë të pavërteta në publik
Osmani në Kolumbi, merr pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Bogota
Prokuroria: Ka prova materiale që Ljupço Palevski është autor i vrasjes së dyfishtë
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në fshatin Izvor të Zveçanit, dy kilometra larg kufirit me Serbinë
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A