LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, takimi konstitutiv i grupit punues sektorial për zhvillim lokal dhe regjional në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian

Maqedoni, takimi konstitutiv i grupit punues sektorial për zhvillim lokal dhe regjional në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian

Në koordinim me Ministrinë e vetëqeverisjes lokalet, sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut u mbajt takim konstitutiv i grupit punues sektorial për zhvillim lokal dhe regjional në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në grupin punues sektorial, të cilin e kryeson ministri i vetëqeverisjes lokale, Suhejl Fazliu, bëjnë pjesë përfaqësues nga ministritë përkatëse, nga BNJVL, nga bashkësia akademike dhe e donatorëve si dhe nga shoqëria civile.

Siç njoftojnë nga kabineti i ministrit Suhej Fazliu, grupi punues sektorial do të sigurojë mbështetje ekspertësh në drejtim të hartimit dhe zbatimit të politikave për zhvillim lokal dhe regjional në procesin para-aderues të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, mbështetje për zbatimin e instrumentit IPA, si dhe koordinimin e ndihmës së donatorëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ministri Fazliu tha se me aktin e konstituimit të grupit punues sektorial, në kuadër të mekanizmit për forcimin e dialogut ndërmjet Qeverisë, sektorit qytetarë dhe Bashkësisë donatore, definitivisht njohim rrolin e pushtetit të vetëqeverisjes lokale në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Shkas i drejtpërsëdrejti për formimin e këtij grupi punues sektorial është miratimi i Projektit për zhvillim regjional dhe lokal, i cili financiarisht kap vlerë prej 6 milion euro ndërsa do të mbështetet dhe realizohet nga Instrumenti IPA II i Bashkimit Evropian.


“Qëllimi i këtij projekti është rritja e efektit, efikasitetit dhe mbështetjes publike të qeverisjes lokale. Implementimi do të fillojë nga viti 2020. Me Projektin do të menaxhojë Delegacioni i Bashkimit Evropian. Ministria e vetëqeverisjes lokale do të koordinojë këtë proces përmes grupit punues sektorial për zhvillimin lokal dhe regjional, në të cilin ka anëtarë nga përfaqësues të ministrive përkatëse, bashkësia e donatorëve dhe e ekspertëve, përfaqësues të shoqërisë civile dhe sektorit të biznesit”, theksoi ministri Suhejl Fazliu.

Përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së, Nicola Bertolini përshëndeti konstituimin e grupit punues sektorial për zhvillim lokal dhe regjional, mes tjerash si një mekanizëm për planifikimin e mbështetjes së donatorëve të bazuar në politikat reformuese të cilat i realizon shteti.

-Tridhjet e shtatë për qind nga mbështetja e Bashkimit Evropian ose 170 milion euro implementohen në nivel lokal, përmes implementimit të drejtpërdrejtë të projekteve, përmes projekteve IPA për bashkëpunim ndërkufitarë, projekte që implementohen nga ana e organizatave qytetare, ndërsa këtu janë edhe donatorë tjerë. Ky forum është mundësi e mirë që të flasim për gjithë atë që është bërë dhe çfarë do të bëhet, të zhvillohen indikatorë real për të matur progresin e përmirësimit të cilësisë së jetesës, tha Bertolini./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori