LAJMI I FUNDIT:

Mbahet ngjarja më e madhe për inxhinierë

Mbahet ngjarja më e madhe për inxhinierë

Për herë të parë në Kosovë do të mbahet ngjarja më e madhe për inxhinierë në industrinë e arkitekturës, ndërtimit, medieve, argëtimit dhe prodhimit e fokusuar në ofrimin e informatave më të fundit për BIM (Building Information Modeling), përfitimet dhe risitë e zhvillimit dhe në zgjidhjet e ofruara nga Autodesk.

Tema e ngjarjes është “BIM: Pse, përfitimet dhe risitë”, ku organizohet nga City Computer shpk në bashkëpunim me Autodesk.

Ngjarja do të mbahet ditën e mërkurë më 20 mars 2019 në hotel “Venus” në magjistralen Prishtinë-Lipjan, afër QMI-së, duke filluar nga ora 09:00.

Të ftuar në këtë ngjarje janë inxhinierë nga sektori publik dhe privat me një pjesëmarrje prej mbi 300 inxhinierë. Në veçanti pjesëmarrës janë dy mysafirë nga Autodesk që do të prezantojnë risitë e fundit.

Building Information Modeling është një proces i bazuar në modelin inteligjent 3D që u ofron profesionistëve të arkitekturës, inxhinierisë dhe ndërtimit (AEC) njohuri dhe mjete për të planifikuar, dizajnuar, ndërtuar dhe menaxhuar në mënyrë më efikase ndërtesat dhe infrastrukturën.

BIM krijon efikasitet dhe përdoruesit do të marrin disa përfitime. Ju do të kuptoni disa nga vlerat më të mëdha të BIM-it përmes potencialit të saj për të shkurtuar kohen në punë, si ri-kyçja e informacionit në modele ose ndryshimet në këtë fushë. Ndërsa përdoruesit bëhen më të aftë, mundësitë për të përmirësuar produktivitetin janë më të theksuara.

Përfitimet kryesore të BIM janë:
– BIM zvogëlon punën e dyfishtë, përfitimi më i lartë i vlerësuar në mesin e ekspertëve, katër në pesë ekspertë thonë se kjo sjell vlerë të lartë dhe shumë të lartë, krahasuar me 23 për qind të fillestarëve
– BIM përmirëson produktivitetin, renditur nga arkitektët si mënyra më e mirë për të përmirësuar kthimin e tyre në investime dhe në teknologji
– BIM zvogëlon konfliktet dhe ndryshimet gjatë ndërtimit, janë ndër mënyrat më të vlerësuara të inxhinierëve, thonë se BIM i shton vlerat projektit të tyre
– Zbulimi i përplasjes dhe shmangies së Rework (e punës se dyfishtë), investitorët pretendojnë se përdorimi i BIM-it kursen kohë dhe para.

City Computer shpk me seli në Prishtinë është themeluar në vitin 2004. Në kuadër të kompanisë operon qendra trajnuese “IT&CAD Training Center”.

Partneriteti mes City Computer shpk dhe Autodesk është në tri fusha: partneritet në fushën e shitjes së licencave si Autodesk Reseller, partneritet në fushën e trajnimeve si Autodesk Authorised Training Center dhe në fushën e certifikimeve si Certiport Authorised Testing Center.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ndërhyrja Tavi – Zëvendësimi i valvulës së aortës pa operacion në “Acibadem Sistina”

Ekonomi
Kalo në kategori