Përderisa institucionet zotohen se kanë ulur papunësinë me shifra rekorde, radhë të gjata presin përpara ambasadave të huaja në Shkup për të marr vizë pune për jashtë shtetit. Nga Agjencia e Punësimit thonë se me disa masa aktive vjet janë hapur 6373 vende pune. Zëvendësdrejtori Arben Ziberi thotë se për ‘Vetëpunësim’ ofrohen nga 5 deri në 10 mijë euro dhe për ‘Subvencionim të pagave’ firmave të vogla e të mesme që të punësojnë të rinj iu ofrojnë nga 19 mijë denarë për 3,6 ose 12 muaj.
“Vjet buxheti ka qenë 17 milion euro, ndërsa sivjet është mbi 18 milion euro ky buxhet për zbatimin e planit operativ. Për vitin 2019 është rritur edhe fondi për zbatimin e planit operativ ku synojmë të krijojmë diku 8400 vende pune të hapim gjatë këtij viti që vijon,” tha Arben Ziberi, Zëvendësdrejtor i Agjencisë për Punësim
Por, ekonomistët thonë se ulja e papunësisë në statistikë nuk do të thotë se të rinjtë janë punësuar.
Sipas profesorit Sami Bislimi këto shifra nuk e tregojnë gjendjen reale, pasi që nuk mund të ulet papunësia kur njëkohësisht nuk ka aq rritje ekonomike në vend. Sipas tij, shumica e punësimeve të reja kohëve të fundit janë bërë nëpër institucionet shtetërore.
“Mendimi im është se nuk ka zvogëlim të papunësisë, por është e vërtetë se ka migrim të popullsisë së aftë për punë, jashtë vendit. Për shkak se nuk ka hapje të vendeve të reja të punës, nuk ka investime të reja. Edhe ato vende që ekzistojnë janë me të ardhura shumë të ulëta, për këtë arsye edhe të rinjtë kërkojnë rrugëdalje jashtë vendit.” – theksoi Thirrje Telefonike, Sami Bislimi, Profesor i ekonomisë.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, në çerekun e fundit të vitit 2018 numri i të papunëve ishte 185.803 persona ose 19,4% nga 957,609 persona aktiv që janë në kërkim të punës në vend. Kurse, me status të punësuar në institucionet shtetërore apo firmat private figurojnë 771 806 shtetas të Maqedonisë së Veriut. Nga Agjencia e Punësimit thonë se sivjet interesimi i të rinjve është rritur për ta punësuar veten, ku sipas planit të tyre operativ synojnë të punësojnë rreth 8400 persona./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze