Përmirësimi i motit, sjell problemet e para për zjarrfikësit e Tetovës. Shtohet numri i zjarreve në natyrë. 144 zjarre në terrene të hapura janë shënuar për vetëm dy muaj. Pjesa dërmuese e tyre përhapen nëpër fusha dhe male, por shpesh ndodh që zjarri të përfundojë edhe në objekte banimi. Shkaktari i zjarreve në 100 për qind të rasteve sipas zjarrfikësve, ka qenë faktori njeri.
“Është një numër tejet i madh që evidentojmë, ku kemi një numër prej 144 intervenime për vetëm dy muaj dhe na brengos fakti se këta intervenime janë në sipërfaqe të hapura apo në natyrë. Gjitha këto zjarre vinë nga faktori njeri”, theksoi Uka Aliti, Komandant i NJTKZ.
“Kohëve të fundit, po ndodh edhe një fenomen i çuditshëm. Shkaktohen zjarre edhe për t`i pastruar vendet, për të ndërtuar shtëpi nëpër male”.
“Shpesh, ku kemi intervenuar ne, një apo dy muaj pas intervenimit tonë shohim se aty ndërtohet diçka”, tha Uka Aliti. Komandant i NJTKZ
Rastet e këtilla, janë lajmëruar edhe në prokurori dhe sipas informatave të Prokurorisë Themelore të Tetovës, janë hapur edhe hetime për këto fenomene, sidomos për pjesën rreth shtratit të Lumit Shkumbin. Nga SPB e Tetovës thonë se një veprim i tillë banorëve mund t’iu kushtojë deri në dhjetë vite burg.
“Sipas ligjit për mbrojtje kundër zjarreve, janë paraparë dënime në të holla dhe dënime me burg, që sillen nga tre deri në dhjetë vite, varësisht nga dëmi dhe pasojave që le zjarri”, u shpreh Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB-Tetovë
Nga Inspektorati për mjedis i Komunës së Tetovës thonë se vetëm gjatë shkurtit, janë kontrolluar dhjetëra lokalitete.
“Janë lëshuar dy fletëparaqitje penale edhe atë, një për person fizik dhe një për person juridik, që kanë të bëjnë me djegien e mbetjeve në sipërfaqe të hapura”. – theksuan nga Inspektorati për mjedisin, Komuna e Tetovës
Rasti më i rëndë për zjarrfikësit, ishte ai i para dy ditëve në atarin e komunës së Bogovinës, ku gjatë pastrimit të mbetjeve të tokës, zjarri doli nga kontrolli dhe për pasojë u dogjën rreth 20 hektar shkurre dhe pisha./aslat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?