LAJMI I FUNDIT:

Gruevski nga Hungaria kërkon t’i hiqet paraburgimi në Maqedoni

Gruevski nga Hungaria kërkon t’i hiqet paraburgimi në Maqedoni

Ish kryeministri Nikolla Gruevski, nëpërmjet avokatëve të tij gjatë katër muajve të fundit ka dërguar ankesa në Gjykatën e Apelit në Shkup që t’i hiqet paraburgimi për lëndët e PSP-së.

Kjo u dëshmua edhe në raportin gjashtë mujore të Prokurorisë Speciale Publike. Në raport shkruan se Gruevski nëpërmjet avokatëve të tij është ankuar t’i hiqet paraburgimi te lëndët “Trajektorja”, “T.N.T”, “Dhuna në komunën Qendër” dhe “Talir”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për ish kryeministrin tani për tani ka vetëm një vendim edhe atë për rastin “Tanku”, ku u dënua me dy vite burg.


Gruevski në nëntor të vitit të kaluar u arratis nga Maqedonia e Veriut dhe menjëherë fitoi azil politik në Hungari./Telegrafi/