Nuk ka një emër tjetër akti terrorist në Zelandën e Re, kundër dy komuniteteve myslimane që po luteshin në xhamitë e tyre, përveçse ligësi. Ka ndodhur edhe herë të tjera një gjë e tillë dhe sa herë që ndodh është thjesht e urryeshme. Njerëz të pafajshëm që vriten nga njerëz të tjerë të cilët nuk pranojnë se në botë ka vend të për gjithë dhe se të mendosh, besosh, jetosh ndryshe nga të tjerët nuk është një krim.
Fatkeqësisht, terrorizmi është i pabesë dhe e kemi parë në gjithë këto kohë në Lindje të Mesme, në Evropë, në Afrikë, Amerikë e tani edhe në një kënd të botës ku njerëzit shkojnë se duan t’i qëndrojnë larg luftës dhe së keqes. Por, e keqja mbërrin kudo. Ajo ka një mision, po aq sa e mira, vetëm se e keqja nuk kursen asnjë mjet për të arritur qëllimin e saj, për të sunduar jetën e njerëzve.
Këto janë krime që nuk kanë asnjë justifikim përveçse urrejtjes patologjike ndaj të ndryshmit, ndaj atij që mendon e beson ndryshe nga unë. Dhe është po aq kriminal justifikimi i terrorizmit. Do të jetë e vështirë për një botë si kjo e jona të mësojë të jetojë në paqe edhe pse kjo nuk është e pamundur. Kur njeriu humb arsyen, dhe dhuna është kundër arsyes së shëndoshë, kthehet në një trup pa rregulla dhe jeta e tij është një xhungël, shoqëria kthehet në një xhungël, ku i vetmi ekuilibër është ai i luftës për mbijetesë.
Duke qenë se aktualisht bota është një tigan që po zien e nuk po gjenden valvula që t’ia heqin presionin, në mënyrë që të mos shpërthejë, është e nevojshme që të mbajmë antenat ndezur për të mos rënë në batakun e urrejtjes. E megjithatë nuk na është dhënë një botë tjetër për të jetuar, nuk kemi një planet rezervë ku të shkonim. Edhe po ta kishim do ta ndotnim njësoj si këtë.
Dhe, në fakt, nuk kemi pse t’i ikim kësaj bote e kësaj shoqërie, por mund ta bëjmë më të mirë atë. Ngjarje si kjo, përveç dhimbjes dhe zemërimit, mund të ngjallin edhe dëshirën për diçka ndryshe, më të bukur e më të drejtë. Meqë nuk na është dhënë një mundësi tjetër atëherë këtë të vetmen mundësi mund ta kthejmë në mundësinë e botës tonë.
Por, nga t’ia nisim?
Këto ditë është nominuar për çmimin Nobel një adoleshente suedeze me emrin Greta Thunberg për shkak të angazhimit të saj për klimën. Një adoleshente nga ata që jemi mësuar ne të rriturit t’i kritikojmë gjithmonë se janë të papërgjegjshëm, se janë të brishtë dhe nuk dinë asgjë nga jeta. Ajo po i jep një leksion botës dhe këto ditë në shumë qytete të Evropës, pikërisht të rinjtë kanë dalë në sheshe për të protestuar kundër ndotjes globale. Më ngjajnë shumë me ata të rinj universitarë shqiptarë që para disa muajsh kërkuan ndryshimin e diçkaje në sistemin universitar, por në fakt kërkonin një ndryshim më të rrënjësishëm.
Janë të rinjtë ata që do ta bëjnë ndryshimin, ata që mund të luftojnë terrorizmin ndaj njerëzve e ndaj planetit. Këta të rinj janë shenja ndoshta se të rriturit nuk po bëjnë sa duhet e që rrugën po ua tregojnë disa fëmijë, të brishtë e të rinj, të papërfillur, por plot me entuziazëm. Ata janë pa paragjykime dhe nuk ngrenë mure, por ndërtojnë ura. Krishti ka thënë para dy mijë vjetësh se atyre dhe të gjithëve që bëhen si ata (si fëmijët) u përket Mbretëria e Hyjit. Ne e kemi në dorë mundësinë për ta bërë më të mirë botën ku jetojmë.
Pa dashur të bie në delir, por më duket se modeli që kemi ofruar si shoqëri shqiptare në këto kohë, dhe e kam fjalën për bashkëjetesën fetare, në mos qoftë shembull për të tjerë, së paku të jetë një vlerë për ne që të vazhdojmë ta ruajmë e ta kultivojmë çdo ditë. Madje të lutemi që garanti i kësaj klime të mirë bashkëjetese të mos jetë vetëm vullneti i mirë i yni, por forca e Zotit.
Në profilin tim në Twitter dje dikush më kishte bërë një koment duke cituar dijetarin islam Rumi dhe dua ta citoj këtu: “Përtej së drejtës dhe padrejtësisë është një vend. Atje ne do të takohemi”. Unë nuk do të doja ta lija takimin me njerëzit që janë njëkohësisht si unë dhe të ndryshëm nga unë për atje, por do të doja të takoheshim këtu, tani.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Perëndimi duhet të shqetësohet: “DeepSeek” lë të kuptohet se Kina ka zotëruar artin e kaizen-it
E provuam DeepSeek-un dhe funksionoi mirë derisa nuk e pyetëm për Sheshin Tiananmen dhe Tajvanin
E ardhmja e tij varet nga kjo: A mund të krijojë Erdoğani një lidhje të re me Trumpin?
KQZ-ja prezanton kamerat vëzhguese që do të vendosen në vendvotime
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe
Amir Rrahmani pritet të largohet nga Napoli
Shtyhet seanca kundër grupit famëkeq “AlbKings” - viktimë e tyre edhe Anisa Veseli e Big Brother Kosova
Fisnik Syla del vullnetar për t'i paguar Gjestit 100 mijë eurot e Big Brother VIP Albania
Burri zbulon ‘fjalët e fundit rrëqethëse’ të gruas që gjendej në aeroplanin që u përplas me një helikopter në Uashington
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Rodrygo 'zbehet' kur mëson se me kë mund të luajë Real Madridi në play-off të Ligës së Kampionëve
Kush me kë takohet në sistemin noukaut, ndërsa dihen edhe kundërshtarët e mundshëm në play-off të Ligës së Kampionëve
Gjesti i dërgon letër me mesazhin e koduar Eglit - fansat dyshojnë se përmbajtja e tij është vulgare
Edhe pas mbarimit të spektaklit, Atilla Kardesh publikon fotografi i shoqëruar nga Rovena dhe Besforti
SHBA-ja dërgon një numër të madh raketash të fuqishme nga Izraeli në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë anulon memorandumin për ngrirjen e granteve dhe huave federale