LAJMI I FUNDIT:

Këto janë disa nga viktimat e sulmit terrorist në Zelandë të Re, familjet rrëfejnë historitë e tyre

Këto janë disa nga viktimat e sulmit terrorist në Zelandë të Re, familjet rrëfejnë historitë e tyre

Nga sulmi terrorist i djeshëm në dy xhamitë e Zelandës së Re mbetën të vdekur 49 të vdekur, mirëpo identiteti i tyre ende nuk është zbuluar zyrtarisht.

Familjarët ende nuk dinë për fatin e tyre, por disa prej tyre janë të sigurt për vdekjen e më të dashurve.

Dyshimet, dhimbjen dhe kujtimet e tyre ata i ndanë me mediat:


Sayyad Milne, 14 vjeçar

Sayyad Milne donte të bëhej futbollist kur të rritej.

Të premten ai ishte në xhaminë Al Noor me nënën e tij. Të shtunën, babai i tij doli para mediave të Zelandës së Re dhe tha, “Nuk kam dëgjuar ende zyrtarisht se ai ka vdekur, por këtë e di sepse është parë në pamje”, njofton Klan Kosova.

“E kujtoj atë si foshnja ime, të cilën e humba gati kur lindi …. Një ushtar trim i vogël. Është kaq e vështirë ta shohë atë të vrarë nga dikush që nuk u kujdes për askënd apo për ndonjë gjë”.

“E di ku është ai. E di që është në paqe”.

Motra e tij nga njëri prind, Brydie Henry më herët u tha gazetarëve se e kishte parë atë të shtrirë në dyshemenë e xhamisë të mbuluar nga gjaku.

“Ai është një fëmijë i rregullt, tipik, Kiwi”.

Naeem dhe Talha Rashid

Naeem Rashid ishte me origjinë nga Abbottabad i Pakistanit. Ai ishte mësues në Christchurch.

Në videon e drejtëpërdrejt të sulmit në xhaminë Al Noor, Naeem ishte parë duke u përpjekur të luftojë terroristin.

Rashid u lëndua rëndë. Ai idhte dërguar në spital, por familja e tij tha për BBC Urdu se ai kishte vdekur. Atij i ishte dhënë lamtumira si një heroi.

Po ashtu i vrarë nga sulmi ka mbetur edhe djali i Rashidit, Talha. Ndërkaq, djali tjetër i tij është duke u trajtuar nga plagët e marra në sulm.

Zyrtarët e Pakistanit nuk kanë konfirmuar ndonjë vdekje, por thonë se pesë pakistanezë janë të humbur.

Hosne Ara, 42

Zyrtarët e konsullatës së Bangladeshit në Zelandën e Re thanë se tre vetë me origjinë nga Bangladeshi u vranë. Ata nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Disa të afërm të njerëzve që ishin në dy xhami kanë folur me mediat.

Hosne Ara është raportuar të ketë qenë në dhomën e grave të xhamisë Al Noor kur dëgjoi krismat e pushkëve. Burri i saj, Farid Uddin, i cili përdor karrocë ishte në pjesën e burrave.

“Menjëherë pasi dëgjoi zhurmën e armëve, doli me vrap për të shpëtuar burrin e saj, por u qëllua dhe vdiq”, tha nipi i saj për gazetën Neë Age të Bangladeshit. Ndërsa, burri i saj raportohet se ka shpëtuar.

Khaled Mustafa

Grupi “Solidariteti Sirian” në Zelandën e Re tha se Khaled Mustafa u vra në xhaminë Al Noor.

Mustafa ishte një refugjat nga lufta në Siri dhe u zhvendos me familjen e tij në 2018 në Zelandën e Re, të cilën ata e konsideronin një strehë të sigurt, tha grupi.

Një nga djemtë e tij adoleshent, i cili nuk është identifikuar, ende mungon. Një djalë tjetër u plagos rëndë dhe i është nënshtruar një operacioni.

Mucad Ibrahim, tre vjeç

Familja e tre vjeçarit, Mucad Ibrahim, ka thënë se nuk e kanë parë atë që prej se ka ndodhur sulmi. Atë nuk e kanë gjetur as në spitalet ku po trajtohen të plagosurit.

Vëllai i tij, Abdi Ibrahim, i tha mediave lokale se Mucad është i vdekur.

Ai tha se Mucad ishte “energjik, i gjallë dhe i pëlqente të qeshte shumë”.

Të gjitha lajmet nga Sulmet në Zelandën e Re
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Sulmet në Zelandën e Re

Policia ka konfirmuar se të paktën një fëmijë është i vdekur dhe disa të tjerë të lënduar. Asnjëri prej tyre nuk është identifikuar.

Shkolla e Mesme “Cashmere” në Christchurch ka konfirmuar që dy nga nxënësit aktualë dhe një i diplomuar janë të zhdukur. Një tjetër është në spital.

Amjad Hamid, 57 vjeç

Mjeku nuk është parë që nga sulmi në xhaminë ku u lut çdo të premte.

Familja e tij u tha mediave të Zelandës së Re që ata kanë kontrolluar spitalin dhe vendet kudo ku mund të ketë shkuar ai, por nuk e kanë gjetur. Ata besojnë se ai është i vdekur.

“Është e tmerrshme … ne shpresonim të gjenim një të ardhme më të mirë për ne dhe për fëmijët që po planifikonim të bënim”, tha gruaja e tij, Hahan, për mediumin Herald. Ajo e përshkroi atë si “një njeri shumë të mirë”.

Çifti kishte shkuar në Zelandën e Re 23 vjet më parë dhe kishte dy djem. Hamid ishte shkolluar për mjekësi.

“Supozohej që ishte një vend i sigurt. Zelanda e Re po ndryshon përgjithmonë”, tha djali i tij Husam Hamid.

Kombësia afgane, emri dhe mosha e panjohur

Shoqata Afgane e Zelandës së Re thotë se një afganistan i dytë është konfirmuar i vrarë. Emri i tij dhe mosha ende nuk dihet.

Hussain el-Umari, 35 vjeç

Çdo të premte, Hussain al-Umari shkonte në xhami, pastaj shkonte në shtëpinë e prindërve të tij për darkë.

Ai foli me prindërit një ditë më parë e tij (të enjten) dhe ai ishte i ngazëllyer, sepse sapo kishte blerë një makinë të re.

Prindërit Janna Ezat dhe Hazim al-Umari, të cilët u transferuan në Zelandën e Re nga Emiratet e Bashkuara Arabe në vitet 1990, nuk kanë dëgjuar prej tij që nga sulmi.

Stuff.co.nz i citoi ata të thoshin se ai ishte “një djalë i sjellshëm” i cili “gjithmonë u përpoq t’i ndihmonte njerëzit”.

Të zhdukurit janë listuar me prejardhje nga vende të tilla si Jordania, India, Pakistani, Bangladeshi, Afganistani dhe Arabia Saudite.

Të paktën katër persona nga Somalia janë vrarë në sulme, ndërsa xhamia Al Noor drejtohet nga somalezët.

Në trend Botë

Më shumë
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky

Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky

Evropa
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk

Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk

Botë
Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow

Franca dhe Britania e Madhe lejojnë Ukrainën të sulmojë Rusinë me raketat SCALP dhe Storm Shadow

Evropa
Zyrtari rus thotë se vendimi i Washingtonit mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari rus thotë se vendimi i Washingtonit mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Evropa
Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Pasagjerët të tmerruar, gjërat filluan të bien në dysheme – pamje të aeroplanit të Scandinavian Airlines, teksa po përballej me turbulenca në ajër

Botë
Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse

Ushtarja ukrainase rrëzon raketën ruse

Evropa
Kalo në kategori