LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për të dyshuarit në aksidentin e Llaskarcës

Paraburgim për të dyshuarit në aksidentin e Llaskarcës

Paraburgim mori pronari i “Durmo Tours” dhe i dyshuari i dytë nga shtatë të arrestuarit për aksidentin në Llaskarcë, ndërsa i treti mori paraburgim shtëpiak, ndërsa njëri vetëm masa parandaluese.

Prokuroria kërkoi arrestimin e shtatë personave përfshirë këtu edhe shoferin e autobusit, pronarin e “Durmo Tours” dhe disa punëtorë në Durmo Tours dhe stacionin për kontroll teknik, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Për të dyshuarit do të hapet lëndë për “vepra të rënda për rrezikim të përgjithshëm të sigurisë”.


Më 13 shkurt në aksidentin tragjik në rrugën Shkup – Tetovë humbën jetën 15 persona./Telegrafi/

Prokuroria jep detaje për aksidentin në Llaskarcë: Shoferi ka tejkaluar shpejtësinë (Video)
Lexo po ashtu Prokuroria jep detaje për aksidentin në Llaskarcë: Shoferi ka tejkaluar shpejtësinë (Video)