LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria jep detaje për aksidentin në Llaskarcë: Shoferi ka tejkaluar shpejtësinë (Video)

Prokuroria jep detaje për aksidentin në Llaskarcë: Shoferi ka tejkaluar shpejtësinë (Video)

Në hapësirat e Prokurorisë Themelore prokurori Sasho Rajçev, ka dhënë informacione në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi para një muaji në fshatin Llaskarcë në autostradën Shkup-Tetovë.

Ai informoi se Prokuroria ka përfunduar procedurën parahetimore kundër gjashtë personave dhe për të cilët do të kërkojë masën paraburgimit, ndërsa personi i shtatë i cili është i dyshuar akoma është në procedurë parahetimore dhe për të do të kërkohet masa e përkujdesit, njofton Telegrafi Maqedoni.


I pyetur nga gazetarët se cilët janë shkaktarët kryesor të aksidentit, ai tha se sipas Prokurorisë janë shpejtësia dhe mosfunksionimi i duhur i pajisjeve për frenim të autobusit.

Aksidenti ne Llaskarcë, policia ndalon gjashtë persona
Lexo po ashtu Aksidenti ne Llaskarcë, policia ndalon gjashtë persona

“Nga dita e aksidentit deri sot ka pasur procedurë intensive parahetimore. Janë përgatitur transkriptat dhe fotodokumentacionet e MPB-së. Gjatë procedurës parahetimore janë marrë në pyetje 47 persona. Janë kryer edhe ekspertiza nga Fakulteti Teknik në autobus. Gjithashtu është përgatitur ekspertizë mjekësore për gjendjen e shoferit të autobusit. Mbi bazë të parahetimores Prokuroria sot ka dhënë urdhër për arrestimin e gjashtë personave. Hetimi do të zhvillohet ndaj një personi tjetër, të shtatë”, tha Rajçev.

Ai informoi se personat që kanë qenë përgjegjës për kontrollet e autobusit, kanë bërë lëshime gjatë dhënies së certifikatave për kontrolle. Rajçev tha se ata edhe pse e kanë ditur se disa pajisje të autobusit nuk kanë qenë në rregull, kanë dhënë verifikime joligjore.

Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga aksidenti tragjik në Llaskarcë

“I dyshuari i fundit është shoferi. Ai e ka tejkaluar shpejtësinë. Para aksidentit ai ka qenë me shpejtësi 99 km/h dhe pas aksidentit ka manipuluar me tapografin, për të fshehur shpejtësinë. Për shkak të tejkalimit të shpejtësisë ka humbur kontrollin dhe ka dalur nga rruga. Ndërsa si pasojë e lëshimeve të këtyre personave ka ardhur deri tek aksidenti dhe viktimat”, tha Rajçev.

Ai informoi se për të dyshuarit do të hapet lëndë për “vepra të rënda për rrezikim të përgjithshëm të sigurisë”.

Rajçev informoi se Prokuroria do të vazhdojë me mbledhjen e dëshmive dhe do të marrë në pyetje edhe persona tjerë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Pasuria e profesorit të suspenduar Xhevat Krasniqi: Mbi 160 mijë euro para të gatshme, 150 mijë euro pasuri të paluajtshme

Lajme
Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Presidenca i reagon ashpër Pacollit pasi e quajti provokim veprimin e Osmanit me të mbijetuarat e luftës gjatë seancës në KS të OKB-së

Lajme
Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Shtatë ish-anëtarë të grupit “Çakallët” dënohen për krime ndaj shqiptarëve të Kosovës

Drejtësi

"Serbia po frikëson dhe shantazhon qytetarët e Kosovës"- Qeveria shpalos detaje tjera nga biseda telefonike Kurti-Macron

Lajme
Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Pas vizitës në selinë e NATO-s, gjenerali Ulutash: Vetëm zgjidhje politike mes Kosovës e Serbisë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Kalo në kategori