Prokurorët në Bosnje dhe Hercegovinë do të hetojnë pretendimet e publikuara nga mediat se inteligjenca dhe diplomatët kroatë janë përpjekur të armatosin islamistët Selafi, bëri të ditur zyra e kryeprokurorit të Bosnjës, raporton Reuters.
Faqja online e lajmeve “Zhurnal” raportoi të mërkurën se oficerët kroatë të inteligjencës janë përpjekur të rekrutojnë përkrahësit e degës Selafi për të kontrabanduar armë në xhamitë e tyre në Bosnje.
Kroacia ka mohuar këto pretendime.
“Prokurori në departamentin për krim të organizuar, krime ekonomike dhe korrupsion do të ndërmarrë aktivitete urgjente për të përcaktuar të gjitha rrethanat lidhur me pretendimet e mediave për rekrutimin e anëtarëve lëvizjes Selafi për kontrabandë të armëve në Bosnjë” thuhet në komunikatën e zyrës së kryeprokurorit.
Agjencia e Sigurisë dhe e Inteligjencës e Kroacisë i hodhi poshtë akuzat duke i quajtur “gënjeshtra dhe me qëllime të këqija”.
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, tha se këto pretendime janë të “pakuptimta”.
“Unë i hedh poshtë plotësisht ato”, tha kryeministri Plenkoviq para gazetarëve në qytetin Neum të Bosnjës.
Faqja online e lajmeve “Zhurnal” raportoi po ashtu se një zyrtar i qeverisë së Bosnjës dhe një gazetar i lidhur me një diplomat kroat që shërben në Bosnje janë të përfshirë gjithashtu në këtë rast, shkruan REL.
Ministri i Sigurisë në Bosnje, Dragan Mektiq tha për portalin Factor.ba se agjencitë e sigurimit të Bosnjës kishin parandaluar operacionin, i cili kishte për qëllim të dëshmonte akuzat e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq për rrezikun nga “mijëra luftëtarë që ktheheshin në Bosnjë nga Siria dhe Iraku”.
Ministri Mektiq ka hedhur poshtë në mënyrë të përsëritur akuzat e presidentes kroate, Grabar-Kitaroviq dhe të disa liderëve tjerë evropianë se myslimanët radikalë boshnjakë përbëjnë kërcënim terrorist për Evropën.
Myslimanët boshnjakë në përgjithësi praktikojnë një formë të moderuar të Islamit, por disa prej tyre kanë adoptuar islamin radikal Selafi nga luftëtarët e huaj që erdhën në vend gjatë luftës së viteve 1992-1995 për të luftuar përkrah myslimanëve kundër serbëve ortodoksë dhe kroatëve katolikë.
Prokuroria tha se do të pyes ministrin Mektiq për akuzat që kishte bërë dhe të cilat nuk ishte raportuar.
Ministri Mektiq nuk ka qenë në dispozicion për të bërë komentet e tij.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
Pas 'kërcënimeve' të Trumpit, Kolumbia bie dakord të pranojë të gjithë emigrantët e deportuar
Gjenden pupla zogjsh në motorët e aeroplanit Jeju Air të rrëzuar në Korenë e Jugut, ku humbën jetën 179 persona
Talibanët lejojnë gratë afgane të studiojnë në Pakistan, por ato duhet të shoqërohen nga një kujdestar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës