LAJMI I FUNDIT:

“Euronews”: Shqipëria, tërheqja turistike më e re në Evropë

“Euronews”: Shqipëria, tërheqja turistike më e re në Evropë

Televizioni prestigjioz “Euronews”, në një reportazh të shkurtër mbi panairin ndërkombëtar të turizmit që po zhvillohet në Berlin, të përqendruar mbi teknologjinë dhe qëndrueshmërinë në turizëm, i ka kushtuar një vëmendje të veçantë edhe tërheqjes që përbën Shqipëria në këtë sektor.

“Teknologjia është diçka që po e përdor edhe Shqipëria për të treguar se bota e turizmit është e hapur për biznes. Ky destinacion relativisht i ri, që ndodhet në juglindje të Evropës, tërhoqi më shumë se gjashtë milionë turistë të huaj vitin e kaluar duke realizuar një rritje me 20% nga viti 2017. Dikur një thesar i fshehur, me male mbresëlënëse dhe plazhe mahnitëse, tani është bërë tërheqëse për shumë njerëz”, thuhet në përshkrimin që i bëhet vendit tonë nga “Euronews”.

Televizioni i njohur evropian ka marrë në intervistë edhe Blendi Klosin, i cili ndodhej në këtë panair për të promovuar Shqipërinë.


“Kompanitë po kuptojnë tani se historia ka ndryshuar dhe operatorët turistikë po përdorin më shumë informatikën. Pra edhe ne po hyjmë në disa fushata të ndryshme ku po përdorim më shumë median sociale, që ndihmojnë Shqipërinë të ndryshojë imazhin e saj, gjithashtu bën të huajt të kuptojnë se Shqipëria është një vend unik që duhet të vizitohet të paktën një herë në jetë”, thotë Klosi për “Euronews” në lidhje edhe me tematikën e këtij panairi, të përqëndruar mbi teknologjinë dhe qëndrueshmërinë në turizëm.

“Shqipëria është fokusuar të tërheqë turistët duke ruajtur një harmoni në mbrojtje të mjediseve të saj natyrore”, përfundon “Eruonews” prezantimin e Shqipërisë në këtë reportazh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Kronika e Zezë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi

Lajme
Kalo në kategori