LAJMI I FUNDIT:

Vëllezërit Geci ftojnë Prokurorinë ta zbardhin të vërtetën e vrasjes së Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut

Vëllezërit Geci ftojnë Prokurorinë ta zbardhin të vërtetën e vrasjes së Bekim Kastratit dhe Besim Dajakut

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e LDK, Gani Geci, ka reaguar ndaj presidentit Hashim Thaçi i cili muajin e kaluar ka folur rreth komunikatës nr.59 të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Geci, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka kërkuar nga të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm UÇK-së të japin deklaratat e tyre sa i përket kësaj komunikate.

Sipas tij, nga deklarimet e disa ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm u krijua konfuzion me deklaratën e presidentit të shtetit.


Në emër të shtatë vëllezërit Geci, ai ka ftuar Prokuroritë që ta zbardhin të vërtetën konfuze të komunikatës nr.59 dhe atentatin e datës 19.10.2001 mbi shokët e tyre.

“Ne familja jonë kërkojmë nga të gjithë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm UÇK-së të japin deklaratat e tyre sa i përket kësaj komunikate sepse nga deklarimet e disa ish-anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm u krijua konfuzion me deklaratën e presidentit të shtetit”, ka thënë ndër të tjera Geci, përcjell Telegrafi.

Geci ka përmendur Hashim Thaçin, Azem Sylën, Sylejman Selimin, Jakup Krasniqin, Bardhyl Mahmutin, Muhamet Kelmendin, të cilët sipas tij kanë dhënë deklarata të ndryshme.

Në shkrimin e Gecit në Facebook, thuhet se “se Sylejman Selimi ka mbetur borxh ta thotë edhe të vërtetën e datës 19.10.2001 sepse edhe me datën 18 dhe 19 tetor 2001, Gani Geci, Besim Dajaku dhe Shani Geci ishin argat të Sylejman Selimit, pra me datën 19 Tetor pas takimit që kishin në restaurant “Pëllumbi” në Prishtinë, kishin lënë një takim në orën 21:00 në shtëpinë e Shani Gecit, ndërsa rreth orës 20:05 minuta ishte kryer atentat kundër vëllait tonë dhe shokëve të tij”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

​Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Kalo në kategori