LAJMI I FUNDIT:

Shefi i “Ethiopian Airlines”: Piloti kishte kërkuar të rikthehet për shkak të probleme që i kishte me aeroplanin (Video)

Shefi i “Ethiopian Airlines”: Piloti kishte kërkuar të rikthehet për shkak të probleme që i kishte me aeroplanin (Video)

Piloti i “Ethiopian Airlines” aeroplani i të cilit Boeing 737 Max 8 u rrëzua javën e kaluar me ç’rast humbën jetën 157 persona, kishte raportuar se po ka vështirësi në pilotimin e aeroplanit dhe kishte kërkuar të rikthehet në bazë, ka njoftuar drejtori ekzekutiv i aviokompanisë, Tevolde Gebre Marijam, raporton CNN.

“Dëgjohet qartë në audio incizim se si piloti bisedon me zyrtarët e kullës së trafikut ajror”, ka shtuar Marijam, transmeton Telegrafi.

Vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit janë rrëzuar dy aeroplanë të tipit Boeing 737 Max 8. E në aksidentin e fundit që ka ndodhur më 10 mars ku u rrëzua aeroplani i Etiopisë, kanë humbur jetën 157 persona, kurse në aksidentin e mëparshëm kishin humbur jetën 189 persona.


Gebre Marijam ka deklaruar për CNN, se të gjithë pilotët e Ethiopian Airlines” kanë kryer trajnime shtesë për fluturime të sigurta.

“Ngjashmëritë e dy aksidenteve ajrore janë të dukshme. Në të dy rastet bëhej fjalë për modelin e njëjtë të aeroplanit, dhe të dy aeroplanët kishin fluturuar vetëm pak minuta para se të rrëzoheshin. Ende nuk e dimë shkakun e aksidentit, kurse spekulimet nuk i bëjnë mirë askujt”, ka shtuar Marijam.

Pas hetimeve në vendin e rrëzimit të aeroplanit janë gjetur dy kuti të zeza, ku njëra ishte shkatërruar pjesërisht. Aksidenti kishte ndodhur vetëm gjashtë minuta pasi aeroplani ishte ngritur në ajër. Pasagjerët që humbën jetën vinin nga 35 vende të ndryshme të botës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it

Amerika
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë

Amerika
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori