LAJMI I FUNDIT:

Ruskovska: Nuk ka nevojë të arsyetohemi për paraburgimin e Çavkovit

Ruskovska: Nuk ka nevojë të arsyetohemi për paraburgimin e Çavkovit

Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit Villma Ruskovska, thotë se nuk ka arsye të ketë dyshime për pohimet e Byrosë për Siguri Publike (BSP) për rrezikun e arratisjes së Mitko Çavkovit.

“Nuk ka nevojë të arsyetohemi. Prokuroria vepron pas njoftimeve nga policia”, tha Ruskovska për Makfaks, e cila shtoi se nuk ka arsye që të dyshohet tek policia, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ish-drejtori i BSP-së, Mitko Çavkov, dje u arrestua dhe u dërgua në burgun hetues “Shkupi” në Shuto Orizare. Gjykata Çavkovit i caktoi paraburgim pasi Prokuroria ka pasur informacione se ka planifikuar të arratiset.


Paraburgim për Mitko Çavkov për ngjarjet e 27 prillit
Lexo po ashtu Paraburgim për Mitko Çavkov për ngjarjet e 27 prillit

Vendimi për caktimin e paraburgimit është bazuar në informacionet nga një mik i Çavkovit. Sipas të dhënave operative të BSP-së, Çavkov ka vilë në Halkidiki ku edhe ka planifikuar të arratiset, para se të merret vendimi për ngjarjet e 27 prillit, ku edhe është i akuzuar.

Për vendimin për paraburgimin e Çavkovit, ka reaguar edhe vajza e tij. Zorica Çavkova, thotë se Prokuroria punon nën presion dhe kërkoi që të jepet një dëshmi nëse babai i saj ka planifikuar të arratiset./Telegrafi/