LAJMI I FUNDIT:

Asgjë e pamundur për Prishtinën tonë, besohet në mrekulli ndaj Vareses – Plisat prezent në Itali

Asgjë e pamundur për Prishtinën tonë, besohet në mrekulli ndaj Vareses – Plisat prezent në Itali

Prishtina ka udhëtuar drejt Italisë ku do të zhvillojë ndeshjen kthyese ndaj Pallacanestro Vareses.

Sfida zhvillohet nga ora 20:30 në Itali në arenën Palasport Lino Oldrini.


Prishtina vjen nga një ndeshje e parë fantastike e zhvilluar në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve, ku djemt e drejtuar nga Damir Mullaomerovic nuk arritën që për pak të shënojnë fitore, ndonëse disavantazhi është i ngushtë.

Plisat

Megjithatë, Prishtina duhet të replikojë një performancë të tillë dhe të shpresojë në një fitore prej katër pikësh epërsi për t’u kualifikuar në çerekfinale të FIBA Europe Cup, që do të ishte arritja më e madhe në histori, e radhës, pasi tashmë klubi kryeqytetas ka shkruar historinë.

Në dispozicionin e tij Mullaomerovic ka të gjithë lojtarët, pasi Dardan Berisha pushoi ndaj Rahovecit, ashtu sikurse Krestinin, dy lojtarë që ishin fundamentalë në sfidën e parë.

Në takim prezent do të jenë shumë shqiptarë, ku tashmë në bashkëveprim me Konsullatën e Kosovës në Milano janë caktuar numri i biletave në një prej tribunave në arenën që ka kapacitet prej mbi pesë mijë shkuesish.

Megjithatë, pritet të jenë prezent më shumë shqiptarë se sa që janë caktuar numri i biletave në tribunën prapa stolit të Prishtinës, e Plisat në mërgatë do të jenë lojtari i gjashtë për Prishtinën.

Z Mobile Prishtina ka të gjitha arsyet për të besuar dhe për të vazhduar historinë, duke treguar fuqinë ndaj pesë herë kampiones së Evropës, Vareses. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori