LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj: Kosova është krenare që ka një komunitet të vogël hebre

Hoxhaj: Kosova është krenare që ka një komunitet të vogël hebre

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur një delegacion të udhëhequr nga drejtori ekzekutiv dhe zëvendës-presidenti i organizatës më të madhe hebreje në botë, Kongresi Botëror i Hebrenjve, Robert Singer.

Në këtë takim, Hoxhaj e ka informuar Singer për të arriturat e Kosovës, procesin e dialogut me Serbinë dhe veçmas raportet e veçanta me diasporën hebreje.


Sipas Hoxhaj, ka një raport historik mes shqiptarëve dhe hebrenjve i cili me kalimin e viteve po shkon duke u thelluar edhe më shumë.

Kosova sipas Hoxhaj, është krenare që ka një komunitet të vogël hebre, por shumë të rëndësishëm që jeton në Kosovë.

“Pata kënaqësinë të takoj një mik timin dhe të Kosovës, një nga njerëzit me ndikim të diasporës hebreje në Amerikë dhe në botë, Robert Singer. Si aktivist dhe zëvendëspresident i ‘World Jewish Congress’, ai ka ndihmuar shumë Kosovën dhe vizita e tij e parë këtu flet për një raport të veçantë që kemi si shqiptarë me popullin hebre” ka thënë Hoxhaj.

Singer po ashtu ka zhvilluar takime të ndara me Presidentin dhe Kryeministrin e Kosovës. Ai po qëndron për një turne vizitash në disa shtete të rajonit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori