Në Shqipëri Partia Demokratike reagoi ndaj vendimit të deputetes Rudina Hajdari për të mos hequr dorë nga mandati parlamentar.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Gazmend Bardhi, deklaroi në mbrëmje se “vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH”.
Në një rast të ngjashëm me atë të zonjës Hajdari, PD vendosi përjashtimin nga partia të deputetit Myslim Murrizi.
Në deklaratën e tij, Bardhi thuajse bën të qartë se i njejti fat do të ishte rezervuar dhe për të, porse “në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike”.
Në mënyrë indirekte, Bardhi e sulmon të bijën e Azem Hajdarit duke lënë të nëkuptohet se sipas tij ajo po devijon dhe nga amaneti i babait të saj duke e kundërvënë atë me të vëllanë i cili u shfaq në protestën e opozitës para parlamentit javën e shkuar me një përshëndetje fare të shkurtër.
“Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar. Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 Marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve”, vë në dukje Bardhi në deklaratën e tij.
Deri më tani janë 11 emra nga opozita, të cilët nuk kanë pranuar t’i binden vendimit të saj për të hequr dorë nga mandatet, dhe që të gjithë janë cilaur tradhëtarë apo njerëz që “kanë shitur shpirtin e tyre”.
Në intervistën për Zërin e Amerikës, ku ajo bëri publik vendimin e saj për të qëndruar në parlament, Hajdari u shpreh se nuk e shqetësonin epitet që mund t’i vinin zgjedhjes së saj.
“Mua nuk më shqetësojnë absolutisht fare, sepse këto akuza vijnë nga njerëz me shpirt të ngordhur dhe që janë shpresë-shtypësit e këtij vendi. Unë nuk jam nga ata njerëz: Unë nuk e shes shpirtin tim”, deklaroi Hajdari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025