LAJMI I FUNDIT:

Parlamenti i Venezuelës shpall gjendje të jashtëzakonshme

Parlamenti i Venezuelës shpall gjendje të jashtëzakonshme

Parlamenti venezuelas i dominuar nga opozita, dekretoi sot gjendjen e jashtëzakonshme pas katër ditësh mungesë të energjisë elektrike, me kërkesë të Juan Guaido, presidenti i përkohshëm i vetëshpallur.

“Gjendja e jashtëzakonshme u dekretua për të gjithë territorin kombëtar, për shkak të situatës fatkeqe të shkaktuar në vend për shkak të ndërprerjes së elektricitetit”, thuhet në këtë dekret të dorëzuar nga Juan Guaido, që bën thirrje për një bashkëpunim ndërkombëtar.


Ndryshe, protestues kundër qeverisë u përleshën të shtunën me forcat e sigurisë në kryeqytetin venezueljan të Karakasit.

Ata shprehën hapur irritimin rreth ndërprerjes së energjisë elektrike në pjesën më të madhe të vendit si dhe mbi situatën e paqëndrueshme ekonomike e politike.

Pjesa më e madhe e vendit vazhdon të jetë pa energji elektrike. Ndërprerja që nisi të enjten konsiderohet më e gjata e kohëve të fundit dhe shkaku i saj mbetet ende i panjohur.

Ndërprerja e ka përkeqësuar krizën politike dhe ekonomike të Venezuelës, duke rrezikuar pacientët në spitale dhe duke çuar në mbylljen e shkollave dhe bizneseve.

Udhëheqësi i opozitës Juan Guaido fajësoi për situatën korrupsionin dhe keqmenaxhimin nga ana e qeverisë, ndërsa Partia Socialiste në pushtet pretendon se kjo është pjesë e një komploti të sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara për të detyruar Nicolas Maduron të largohet nga pushteti. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Rusia ka humbur mbi 8,000 trupa dhe gati 80 tanke në një javë – thotë Kievi

Botë
Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Momenti i shembjes së ndërtesës në Belgorod të Rusisë

Evropa
Kalo në kategori