LAJMI I FUNDIT:

OPPO njoftoi linjën e re të produkteve, Reno

OPPO njoftoi linjën e re të produkteve, Reno

Është një prirje për shumicën e kompanive që të kenë nën-markat e tyre. Huawei dhe Honor, Xiaomi dhe Redmi, vivo dhe IQOO, OnePlus dhe Realme, dhe lista mund të vazhdojë.

Ishte koha për OPPO, kompania e tretë nga treshja në pronësi të së njëjtës korporatë, BBK Electronics (OPPO, OnePlus, vivo), që të ketë nën-brendin e vet. Linja e re quhet Reno.


Nënkryetari i kompanisë Brian Shen postoi në Weibo për të bërë njoftimin, me imazhin më lart të bashkangjitur.

Shen bëri të qartë se kjo nuk është një nën-markë e asnjë lloji, dhe se Reno është një linjë e re produktesh.

Nuk është e qartë se çfarë OPPO do të bëjë me Reno. Mund të jetë duke ndjekur shembullin e vivo me një telefon të lojrave, ose mund të jetë një telefon i palosshëm. /Telegrafi/