Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti ka vizituar Tutinin në Shanxhak ku aty është pritur nga kryetari i komunës së Tutinit, Kenan Hot.
Koordinatori Hoti tha se këtë vizitë po e zhvillon me qëllimin e bashkëpunimit për nxënësit dhe studentët e këtyre trevave.
“Bashkëpunimi për të mirën e të rinjve është tejet i rëndësishëm dhe i domosdoshëm. Kur është fjala për nxënësit ne duhet të përafrojmë qëndrimet duke lënë anash dallimet partiake apo etnike. Prandaj, Programi Nacional për Rininë është i përkthyer edhe në gjuhën boshnjake është një program që për nxënësit realizohet në formë gare në fushën e diturisë, sportit dhe kreativitetit kulturor dhe mendimit kritik. Ky program nuk e përjashton askënd, prandaj unë dua që edhe ju të jeni pjesë e tij”, ka thënë Hoti.
I gatshëm për bashkëpunim dhe përkrahje të programit për rininë u shpreh edhe Kryetari i Tutinit.
“Është një vizitë shumë e veçantë për komunën tonë. Edhe më i veçantë është ky program që sot na keni sjellë. Ne duhet t’u ofrojmë të rinjve tanë mundësinë që të njihen mes vete në forma të ndryshme, qoftë nëpërmjet sportit apo kreativitetit. Unë jam, i gatshëm që të fillojmë etapën e bashkëpunimit me Kosovën”, tha Hot. Në shenjë simbolike, Hoti i dhuroi kryetarit të Tutinit figurën e Hyjneshës në Fron. Pjesë e delegacionit nga Kosova ishte edhe Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, profesori Nexhmedin Spahiu, udhëheqësi i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi dhe Xhelal Shaqiri, zyrtar ndërlidhës i Zyrës së Kosovës në Beograd./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze