Bankat komerciale në Kosovë janë duke zvogëluar numrin e punëtorëve, pasi që të gjitha shërbimet e tyre po i ofrojnë në mënyrë elektronike. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm gjatë shtatë viteve të fundit afro 500 persona kanë mbetur pa punë. Derisa në vitin 2011 kanë qenë të punësuar 3728 punëtorë, në vitin 2018 ky numër ka rënë në 3255. Në këtë ulje ka ndikuar kompjuterizimi i sistemit bankar në Kosovë, pasi që tani shumë shërbime mund të kryhen në formë elektronike.
Sektori bankar në Kosovë ka qenë shumë tërheqës për rininë dhe të sapo-diplomuarit pas luftës, si për shkak të pagave mbi mesatare, por edhe për shkak të kërkesës së vazhdueshme për fuqi punëtore.
Rritja e numrit të punëtorëve në të gjitha bankat komerciale në vend ka vazhduar deri në vitin 2011, kur në këtë sektor kanë qenë të punësuar mbi 3 mijë e 700 punëtorë. Por, nga ai vit e deri në fund të vitit të kaluar, në këtë sektor kanë mbetur pa punë rreth 500 vetë.
Uljen e numrit të punëtorëve e ka konfirmuar për Radio Kosovën, edhe zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti.
“Fillimisht në vitin 2009, bankat komerciale kanë pasur 3459 punëtorë, pastaj ky numër ka shkuar duke u rritur, shembull në vitin 2010 kemi 3610, ndërkohë viteve të mëvonshme deri në vitin 2018 kemi pasur një ulje të numrit të punëtorëve. Sigurisht një prej faktorëve, të gjithë e kemi parë, kanë qenë sistemet teknologjike, janë futur shumë programe, aplikacione”, tha Ahmeti.
Bankat komerciale duke shtrenjtuar shërbimet në sportele kanë shtyrë qytetarët të shfrytëzojnë shërbimin e-banking.
Ahmeti, tashmë shumica e transfereve bëhen me këtë sistem. “Vetëm gjatë këtij muaji, në mënyrë elektronike, përmes shërbimit e-banking, janë kryer 297,958 transfere krediti, nga gjithsej 434,796 transfere krediti. Kjo tregon se 68.5% e këtyre transfereve janë realizuar në mënyrë elektronike, pra, është e qartë që pjesa dërmuese e klientëve të bankave po i përdorin sistemet elektronike, përkatësisht sistemet e e-bankingut”, tha ai.
Rritjen e numrit të xhirollogarive me e-banking e ka konfirmuar për Radio Kosovën edhe Shoqata e Bankave të Kosovës.
Përmes një përgjigje elektronike, kjo Shoqatë ka thënë se në vitin 2010 kanë qenë pak më shumë se 55 mijë konto me e-banking, kurse në përfundim të vitit 2018 ky numër ka arritur në mbi 250 mijë.
“Rritje ka pasur edhe te Pos mjetet, përkatësisht mjetet për pagesa me kartelë, ku për tetë vite numri është dyfishuar dhe ka arritur në mbi 13 mijë. Por bankat si duket nuk janë të interesuara të rrisin numrin e ATM-ve,përkatësisht bankomatëve, pasi nga viti 2010 kur kanë qenë 415 sosh, për tetë vite ka rritje
vetëm për 76 ATM”.
Shoqata e Bankave po ashtu ka konfirmuar të dhënat e uljes së numrit të punëtorëve në bankat komerciale. Megjithatë, nuk ofroi të dhëna se në cilët bankat komerciale ka pasur ulje më të madhe të punëtorëve, duke thënë se nuk ka të dhëna për bankat individuale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në rehati dhe cilësi - Blini banesën tuaj në Elsa Residence!
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Eksperienca e blerjes që dallon - Emona Center më i liri në treg!
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Ujë Mokne përfaqëson Kosovën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos
Dekada e artë e Bitcoin, nëse 10 vite më parë keni investuar 100 dollarë në kriptovaluta – sot do t’i fitonit dhjetëra miliona dollarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova