LAJMI I FUNDIT:

Mësohet data kur do të prezantohet Porsche Taycan (Foto)

Mësohet data kur do të prezantohet Porsche Taycan (Foto)

Deri më tani, më se 20 mijë klientë e kanë porositur, makinën e parë tërësisht elektrike nga Porsche

Në Geneva Motor Show, kemi parë makina të mahnitshme elektrike si Tesla Model 3, rivalin e tij Polestar 3, Lagonda SUV dhe Pininfarina Battista që ka 1,900 kuaj fuqi, transmeton Telegrafi.


Makina që mungoi, ishte Porsche Taycan pasi pritej të shfaqej në atë aktivitet. Derisa Porsche ka konfirmuar se do ta prezantojë këtë vit modelin e shumëpritur Taycan, nuk ka bërë të ditur se kur – deri më tani.

Pas tri vitesh, që kur e prezantoi konceptin, prodhuesi gjerman bëri të ditur se këtë EV do ta prezantojë gjatë shtatorit në lavdinë e plotë të tij.

Megjithëse nuk është treguar data konkrete jo zyrtarisht mësohet se do të shfaqet në Frankfurt Motor Show që zhvillohet po atë muaj.

Porsche Taycan ende nuk është shfaqur në tërësi, por më se 20 mijë klientë, kanë paguar nga 2,500 euro, për të hyrë në listën e pritjes, për ta blerë. /Telegrafi/