Tre gra të dënuara me 30 vite burg në El Salvador me akuzën e abortit, janë liruar nga qelia. Ky 8 mars i gjeti ato pranë fëmijëve dhe familjarëve të tyre. Gjykata vendosi të enjten të zbusë dënimin e tyre duke bërë të mundur daljen nga qelia.
Alba Lorena Rodriguez përqafoi dy vajzat e saj 11 dhe 14 vjeçe, si grua e lirë pas gati një dekade.
Që prej vitit 2010, ajo ishte prapa hekurave duke vuajtur dënimin në një burg në El Salvador, pasi akuzohej se kishte kryer abort.
Sipas mediave, përcjell oranews.tv, 39-vjeçarja u lirua të enjten nga burgu, pasi gjykata supreme i uli dënimin me 30 vite.
“Falënderojmë qytetarët, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare që na kanë mbështetur dhe shpresojmë që shteti të pranojë se këtu ka shumë gra të pafajshme dhe me vullnetin e zotit një ditë të mund të fitojnë lirinë e tyre,” tha pas daljes nga burgu Rodriguez.
Po ashtu dy gra të tjera, Maria del transito Orellana dhe Cinthia Marcela Rodriguez, të dënuara me akuzën e abortit, u lanë të lira këtë të enjte, një vendim që u konsiderua nga aktivistët e të drejtave të grave si arritje.
Që kur Amerika Qendrore ndaloi abortin në çfarëdolloj rrethane në vitin 1998, dhjetëra gra janë dënuar deri në 30 vite për krime të lidhura me abortin.
Avokatët e 3 grave të liruara, deklaruan se ato patën një emergjencë obstetrike në tremujorin e dytë ose të tretë të shtatzënisë së tyre.
Por shteti i El Salvador i akuzoi për vrasje. Tre gratë e liruara janë anëtare të “Las 17”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTrudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze
Rubio, ushtrues detyre i drejtorit të USAID-it
Trump nënshkruan urdhrin për krijimin e fondit të parë sovran të pasurisë amerikane - TikTok mund të jetë blerja e tij e parë
Meksika do të dërgojë 10,000 ushtarë në kufirin amerikan në marrëveshjen e 'pauzimit' të tarifave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze