LAJMI I FUNDIT:

Vlerat morale

Vlerat morale

Popullata shumicë sundohet nga njerëz të çmendur që ndjekin qëllime të sëmura, qeverisemi nga fanatikë me objektiva fanatike, e di kam qenë dhe do të jem i paragjykuar vetëm për këtë që po them, por ndryshe nuk mundem, dhe nuk di… Immanuel Kant

Abdirahim Idrizi
Poliklinika “Galaxy”
abdirahimidrizi@gmail.com


Immanuel Kant, filozof gjerman 1724-1804. Për Kantin kanë shkruar shumë, por do të ndalem në një segment. Kanti e përkufizoi në veprën “Baza e metafizikës së moralit” në tri mënyra të ndryshme.

Etika e Kantit i dha vullnetit karakterin e autonomisë, e cila vetvetiu i jep fuqinë e ligjit.

Kanti refuzon themelimin e vlerës morale në çfarëdo ndjenje ose parimi të lumturisë së përgjithshme.

Njohja, me fjalë të tjera, e ndjenjës së simpatisë, të lumturisë së përgjithshme e të tjera mund të zbatohet vetëm në të dhënat empirike, për të cilat është e domosdoshme llojllojshmëria e pafund e të menduarit. Andaj edhe në bazë të mendimeve të tilla nuk mund të krijohen rregullat universale.

Vlera morale, pra, nuk do të duhej të varej nga objekti real i veprimit, as nga forca e fuqisë fizike që të realizohet objekti.

Kjo vlerë mund të gjendet vetëm në parimin e vetë vullnetit, andaj objekti i vërtetë i vlerësimit moral është vullneti i mirë, por jo mirë sipas asaj çka shkakton ose arrin, por ekskluzivisht me një interesim dhe respekt, domethënë e të mirës në vetvete.

Cilido përcaktim sipas urdhëresave të jashtme dhe qëllimeve është heteronomi, pra, diçka e jashtme, e imponuar (qoftë kjo nga perëndia ose nga shteti), kjo është ligjësi që na privon nga e drejta, nga e vërteta, të cilën si qenie të arsyeshme duhet të kemi për sjelljen dhe nevojën tonë vetjake.

Vetëm atëherë, konsideron Kanti, kur të jemi të lirë nga çdo autoritet, kur të krijojmë vendime dhe të zgjedhim detyra, mund të meritojmë aprovimin moral.

Kanti merret me etikën, baza e të cilit është arsyeja. /Telegrafi/