LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi nga KDI: Platforma për dialogun e miratuar në Kuvend, nuk flet për njohje reciproke nga Serbia (Video)

Krasniqi nga KDI: Platforma për dialogun e miratuar në Kuvend, nuk flet për njohje reciproke nga Serbia (Video)
Jeta Krasniqi, KDI

Jeta Krasniqi nga KDI ka thënë se në Platformën e votuar sot në Kuvendin e Kosovës është luajtur me terma të ndryshëm që krijon hapësira për interpretim.

Krasniqi, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se dokumenti duhet të ishte i qartë në mënyrë që të kërkohej njohje faktike nga Serbia.

“Në këtë dokument ne shohim se flitet për respektim të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, që është ndryshe nga njohja reciproke nga ana e Serbisë. Pra luajta me terma të ndryshme juridike krijon hapësira që qojnë në interpretim tjetër për një marrëveshje ndryshe e jo njohjen reciproke de jure dhe de facto”.


Anëtarja e shoqërisë civile ka thënë se është mirë që të përcaktohen me saktësi gjërat në mënyrë që marrëveshja e negociuar të jetë edhe në përputhje me vullnetin tonë për mos cenim të integritetit territorial.

“Është shumë e rëndësishme që këto gjëra të jenë mirë të përcaktuara, në mënyrë që kur të shkojmë të negociojmë, ajo marrëveshje që arrihet të jetë në përputhje me vullnetin që ne e kemi për mos cenim të integritetit territorial dhe të marrim edhe njohjen de jure dhe de facto nga Serbia në mënyrë që të ecim përpara”, tha ndër të tjera Jeta Krasniqi nga KDI./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Vrasja pas një fjalosje, Apeli vërteton dënimin me 39 vite e gjashtë muaj burgim për tre të akuzuarit

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Kalo në kategori