Për antropologun dhe fotografin Hugo Adolf Bernatzik, Mbretëria e Shqipërisë e sapoformuar, ishte një koloni e Italisë, por që mund të shndërrohej në Kaliforni të Evropës. Me ndjesinë e antropologut ai vëren që “rënia e kulturës popullore, e nisur nga Zogu, nuk po ndalet. Sot, një pjesë e madhe kostumeve kombëtare dhe e shtëpive muzeale të cilat gjenden në librin tim, janë zhdukur.”
I papajtuar me imazhin e Shqipërisë në Evropë, si “…një vend plot hajdutë dhe rreziqe, që udhëhiqet nga një mbret operetash, i cili i ngjan pak a shumë atyre vendeve kaukaziane,…”, Bernatzik këmbëngul që në fillim të librit të tij që “nuk është e vërtetë që populli shqiptar është i ndarë në dy klasa, në proletariatin e qytetit dhe në gjithë pjesën që mbetet… Gjithashtu, nuk është e vërtetë që pyjet dhe kënetat janë të mbushura me njerëz të egër… Nuk është e vërtetë ajo që thuhet për këtë vend të çuditshëm dhe që është përshtatur nga konceptet perëndimore.”
Duke kritikuar “mendjemadhësinë e modernitetit tonë që e ka tretur konceptin e kulturës” dhe duke u thirrur në një lloj objektiviteti shkencor, Bernatzik shkruan “se çfarë është ‘e vërtetë’ për Shqipërinë, lexuesi mund ta gjejë në rreshtat dhe pamjet e mëposhtme. Unë e përshkova këtë tokë së bashku me aparatin tim, hasa aty vended he njerëz ashtu siç më dolën përpara. Qëllimi nuk ishte as gjurmimi sistematik, as ndarja klasore dhe raca. Nuk doja të ndreqja me këtë pohimet e paraqitura, por të ndreqja në mënyrë të përgjithshme opinionet e përhapura gjerësisht… Dhe, për më tepër, ky libër nuk duhet të jetë shpëtimi i nderit, ashtu siç kam thënë tashmë, por duhet të bëhet një shpëtim i të vërtetës dhe i opinionit.”
Pas përshkrimeve shumë të gjalla dhe të ilustruara për malet, pyjet dhe kënetat, për pelikanët dhe faunën, qytetet e fshatrat shqiptare, mikpritjen, kostumet, konceptin e kohës, traditat, zakonet dhe etnopsikologjinë e shqiptarëve, rrëfimi i Bernatzikut përmbyllet me katërmbëdhjetë histori nga përditshmëria shqiptare, disa të dëgjuara e disa të përjetuara nga vetë autori, mes të cilave edhe ngujimi i tij për nëntëmbëdhjetë orë në “Shpellën e djallit” pranë Sovjanit.
Më 1953, themeluesi i konceptit të “antropologjisë alternative”, Hugo Adolf Bernatzik, vdes pak ditë para se të arrinte moshën 56-vjeçare. Por, 90 vjet pas udhëtimit të tij në Shqipëri dhe 80 pasi libri i tij mori formën përfundimtare, “Albanien. Das Land der Schkipetaren” (Shqipëria, vendi i shqiptarëve) ka arritur atë që vetë Hugo Adolf Bernatzik vështirë se mund ta ketë përfytyruar ndonjëherë: në vendin e shqiptarëve, ky libër tani diskutohet dhe studiohet nga studentët në Departamentin e Antropologjisë Kulturore në Universitetin e Prishtinës dhe nga Instituti i Antropologjisë Kulturore në Tiranë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
LUMTURIA ËSHTË DASHURI
Jeta në komunizmin shqiptar
Branisllav Nushiqi, për Kosovën (1912): Toka e ilirëve - arbanasëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?