LAJMI I FUNDIT:

Trump edhe një herë probleme me emra, kësaj radhe ngatërron emrin e drejtorit ekzekutiv të Apple (Video)

Trump edhe një herë probleme me emra, kësaj radhe ngatërron emrin e drejtorit ekzekutiv të Apple (Video)

Presidenti amerikan, Donald Trump, i është drejtuar me emrin “Tim Apple” drejtorit ekzekutiv të gjigantit Apple, Tim Cook, gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump një gafë të tillë e ka bërë gjatë një takimi inaugurues të Bordit Këshillimor të Politikave të Forcave të Punës Amerikane për të diskutuar rëndësinë e teknologjisë në arsim.


“Ne e vlerësojmë këtë shumë, Tim Apple”, tha Trump ndërsa ishte i ulur pranë Cook.

Dhe siç shkruan “usatoday”, nuk është hera e parë që Trump thirri emrin gabimisht të dikujt tjetër.

Madje në raste të tjera, Trump ka përzier emrat e parë, ndonjëherë të stafit të tij.

Ai i është referuar këshilltarit të tij të sigurisë kombëtare, John Bolton, si Mike Bolton. /Telegrafi/