LAJMI I FUNDIT:

Zhdukjet më misterioze të njerëzve, ajo çfarë u ka ndodhur atyre edhe sot e mundon botën (Video)

Zhdukjet më misterioze të njerëzve, ajo çfarë u ka ndodhur atyre edhe sot e mundon botën (Video)

Çdo vit zhduken mijëra njerëz, të cilëve u humb çdo gjurmë, kurse familjarët e tyre do të jepnin gjithçka vetëm që ta kuptojnë të vërtetën se çfarë ka ndodhur me më të afërmit e tyre.

Më poshtë ju sjellim listën e zhdukjeve më misterioze, që edhe pas shumë viteve nuk kanë marrë kurrfarë epilogu, transmeton Telegrafi.


Malaysia Airlines MH-370

Konsiderohet si tragjedia më e madhe ajrore dhe më misterioze, ku mbi 200 persona që ishin brenda aeroplanit të aviokompanisë Malaysia Airlines 370, u zhdukën më 8 mars të vitit 2014.

Edhe pse zyrtarët qeveritarë ishin zotuar se nuk do të ndalen duke punuar në zbardhjen e rastit, pas tri viteve hetime, aeroplani me 239 pasagjerë edhe sot e kësaj dite konsiderohet si i zhdukur. Ende nuk dihet se çfarë e ka ndikuar që aeroplani komercial befasisht ndërroi kurs dhe u zhduk pa asnjë gjurmë.

D.B. Cooper

Para afro 50 viteve, një pasagjer i paidentifikuar kishte rrëmbyer aeroplanin rrugës për në Seattle, ku më pas kishte kërcyer nga aeroplani me parashutë me 200 mijë dollarë me vete. Ky burrë sypatrembur që është bërë i njohur si D.B. Cooper – prej atëherë nuk ka asnjë të dhënë për të.

FBI nuk beson se Cooper i ka mbijetuar kërcimit, edhe pse një teori e tillë kurrë nuk është konfirmuar. Hetuesit thonë se nuk ka qenë i shkathët në hedhjen me parashutë, pasi kishte realizuar disa kërcime nga vetëm 1,500 metra lartësi. Gjithashtu thuhet se nuk ka pasur të veshura rroba adekuate që do ta ndihmonin t’i mbijetojë kërcimit me parashutë. Sipas dokumenteve të FBI-së, Cooper kishte rënë në një zonë malore gjatë një nate me shi, ku erërat frynin me shpejtësi prej 300 kilometra në orë.

Jimmy Hoffa

Kur në vitin 1975 u zhduk Jimmy Hoffa, kishin filluar hetimet më të gjata sa i përket krimit të organizuar në Detroit. Për shumë vite zhdukja e tij ka përbërë interesim të madh tek opinioni, dhe ka shërbyer si frymëzim për realizimin e shumë filmave të Hollywood-it. Por, edhe pas 40 viteve, ai vazhdon të konsiderohet i zhdukur.

Amelia Earhart

Pas më shumë se 80 viteve që kur Amelia Earhart është zhdukur derisa po tentonte të udhëtonte me aeroplan nëpër botë, historianët dhe hetuesit ende janë duke u munduar ta zgjedhin rastin e pilotes amerikane. Earhart kishte thyer barrierat si femra e parë që ka fluturuar vetëm mbi Oqeanin Atlantik, kur së bashku me Fred Nunan në aeroplanin tjetër, filluan udhëtimin që cilësohej si udhëtimi i parë nëpër botë në vitin 1937.

Lorin Spirer

Zhdukja e studentes së Universitetit Indiana, Lorin Spirer në vitin 2011, ka shkaktuar reagime të ashpra në kampuset e studentëve në mbarë SHBA-të. Autoritetet kishin njoftuar se 20-vjeçarja, ishte zhdukur pasi kishte shkuar në një aheng në Bloomington. Për herë të fundit ishte parë duke u larguar nga kampusi rreth orës 4:30 të 3 qershorit të vitit 2011.

Por, edhe pse këtë janar do të duhej ta festonte 28-vjetorin e lindjes, e ëma e saj Sharline ka shkruar një letër në Facebook për vajzën e saj: “sikurse çdo vit tjetër po na mungon shumë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Kishin vendosur radarë për të penguar funksionimin normal të dronëve ukrainas, pajisja ruse shkatërrohet pikërisht nga një fluturake pa pilot

Evropa
Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Britania e Madhe do të zhvillojë raketa lundruese hipersonike me shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit

Botë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Vriten dy ukrainas në një sulm me thikë në Gjermani, i dyshuari është shtetas rus

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori