Çështja e tarifës që qeveria i ka vënë prodhimeve serbe, pritet të sjell në Kosovës diplomat amerikan e gjerman. E sipas njohësve të zhvillimeve politike ky do të jetë edhe moment i fundit që Kosova të reflektoi për tarifën.
Fundi i kësaj jave si dhe fillimi i javës tjetër, pritet të jetë vendimtare për tarifën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë. Krejt kjo pasi në Kosovë pritet të qëndrojë Nënsekretari për Çështje Politike në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Hale si dhe disa diplomatë gjermanë.
Taulant Kryeziu nga Insituti EPIK thotë se diplomatët do të përcjellin presionin e vazhdueshëm. Mirëpo, sipas tij ata duhet të sjellin edhe një pozicionim se në marrëveshjen me Serbinë nuk do të preket territori i Kosovës e pastaj të flitet për pezullim të taksës.
“Mendoj se ky momentum i ri duhet të shërbejë për ri pozicionim dhe ri qartësim të pozicioneve negociuese edhe të vendeve të quint-it, të cilat në mënyrë publike apo me një letër japin një zotim se territori i Republikës së Kosovës nuk do të jetë objekt diskutimi në negociata. Pasi të merret kjo garanci, atëherë është një moment i ri që do të pezullohet taksa dhe palët të ulen në tryezë të dialogut”, deklaroi për RTV Dukagjinin Taulant Kryeziu.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Afrim Hoti, thotë se vizita e tyre në Kosovë do të jetë momenti i fundit që Qeveria të reflektoj për pezullimin e taksës.
“Dihet mirë që pozicionet e palëve janë diametralisht të kundërta, por kësaj radhe SHBA dhe partnerët kryesorë të BE-së sidomos Gjermania kanë pozicion të qartësuar dhe kam përshtypjen se ky është momenti i fundit që Kosova të reflektojë dhe të heqë taksën për t’i dhënë shanse dialogut”, deklaroi Hoti.
Kryeministri Ramush Haradinaj, pavarësisht presioneve të ndryshme ka këmbëngulur në mbajtjen e taksës duke kërkuar garanci që në marrëveshjen me Serbinë mos të përfshihet korrigjimi i kufijve me Serbinë./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025