Philip Reeker ka komentuar situatën në Shqipëri duke thënë se janë bërë shumë përpjekje në rrugën e reformave, por se duhet çrrënjosur korrupsioni, të ristrukturohen institucionet kyçe të sundimit të ligjit dhe të reformohet gjyqësori.
“Askush nuk qëndron mbi ligjin. Në mënyrë që të hapen bisedimet zyrtare për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Shqipëria duhet të luftojë krimin e organizuar dhe të tregojë se askush nuk qëndron mbi ligjin”, ishte komenti i zyrtarit të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ambasadori Reeker tha se të gjitha partitë duhet të tregojnë se ndajnë synime të njëjta.
“Të gjitha partitë politike pohojnë se ndajnë të njëjtin qëllim: që Shqipëria të aderojë në Bashkimin Evropian. Por, opozita doli në rrugë dhe i dorëzoi mandatet e saj; duhet bërë punë urgjente brenda procesit demokratik. Çdo shtet anëtar i BE dhe ata që aktualisht janë aspirantë të BE-së do t`ju thonë se kjo duhet të jetë një përpjekje e të gjithë qeverisë, madje në fakt e të gjithë shoqërisë. U bëjmë thirrje të gjithë liderëve politikë të demonstrojnë vullnet politik dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive brenda institucioneve demokratike të Shqipërisë, për t’i çuar reformat përpara. Dhe nëse partitë e ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të protestuar, kjo duhet bërë në mënyrë paqësore”, deklaroi Reeker.
Ambasadori Philip Reeker, i cili aktualisht është këshilltar i Komandantit të Forcave amerikane në kontinentin e vjetër, e që së shpejti pritet të marrë detyrën e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Evropën, mori pjesë në një konference në Shkup të organizuar Fondi gjerman Marshall në SHBA. /TCh/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova