LAJMI I FUNDIT:

“Nuk dua vetëm një dashnor, dua dikë që gjithashtu është shoku im i ngushtë”

“Nuk dua vetëm një dashnor, dua dikë që gjithashtu është shoku im i ngushtë”

Intimiteti i vërtetë është shumë më shumë sesa vetëm ta ndani trupin me dikë tjetër. Intimiteti i vërtetë është atëherë kur mund ta ndani edhe shpirtin me dikë tjetër.

Është shumë lehtë ta gjeni një të dashur. Ka shumë meshkuj e gra të cilët nuk duan asgjë më shumë sesa intimitet fizik dhe ndjenjën e të qenurit afër dikujt tjetër. Ata gjejnë kënaqësi në prekjen e parë, në puthjen e parë, në natën e parë së bashku…

Sidoqoftë, për disa tjera, akti i të qenit vetëm intim fizikisht me dikë nuk mjafton. Disa duan dikë me të cilin mund të ndajnë shumë më shumë sesa vetëm trupin. Ato duan ta ndajnë shpirtin me dikë tjetër.


Ato duan ta kenë shokun e ngushtë si dashnor.

Ato thonë se nuk ka gjë më të mirë sesa të jenë të afta të qajnë para tij dhe prapëseprapë të ndihen komode e të bukura. Duan dikë që i përqafon në mëngjes dhe i puthë posa të zgjohet.

Duan dikë me të cilin shikojnë futboll, pinë birrë dhe qeshin aq shumë sa fillon barku t’ju dhemb.

Ato duan dikë për të udhëtuar bashkë. Dikë për t’i provuar ushqimet ekzotike dhe të shijshme, si dhe për t’i shikuar perëndimet e diellit bashkë.

Ndonjëherë nuk duan as të largohen nga divani. Duan të shikojnë “Netflix” të veshur në pizhame me të. Të hanë tërë ditën vetëm ushqime të pashëndetshme, ndërkohë që shikojnë seriale të mira.

Disa femra duan të ulen këmbëkryq me të dashurin dhe të flasin për çdo gjë.

Thjesht, duan dikë me të cilin qeshin, qajnë, sillen si budallaqe, i festojnë sukseset bashkë dhe e tejkalojnë çdo sfidë që jua cakton jeta. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Sophia Loren së shpejti 90 vjeç:

Sophia Loren së shpejti 90 vjeç: "Kam bërë çdo gjë në jetë, por ky është pengu që e ëndërroj edhe sot"

Psikoprofil
Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Si të mbani flokët e sapolyer për një kohë të gjatë, pa u zbehur ngjyra?

Flokë dhe stil
Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Aktorja më e bukur në botë ka treguar se çfarë ha: Nuk e ka provuar kurrë kafenë dhe mëngjesi i saj do t'ju habis

Ushqim i shëndetshëm
Çfarë ju thotë bebja kur ju godet fort në bark: Mund të reagojë ndaj zërit, por edhe të shijojë ushqimin

Çfarë ju thotë bebja kur ju godet fort në bark: Mund të reagojë ndaj zërit, por edhe të shijojë ushqimin

Shtatzëna
Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyri francez i Rihanna-s është sugjerimi më i bukur për thonjtë e vjeshtës

Manikyr dhe pedikyr
Gërshet elegant për dy minuta

Gërshet elegant për dy minuta

Flokë dhe stil
Kalo në kategori