Nëse jeni të etur të qëndroni në një vend të qetë dhe pa as zhurmën më të vogël, atëherë ky është vendi i përkryer për ju. E fshehur në selinë e kompanisë “Microsoft” në Redmond të Washingtonit, gjendet vendi më i qetë në botë.
Kjo hapësirë shërben për analizimin e detajuar të tingujve, nga ato që i dëgjojmë në kufje e deri të zhurma e shtypjes së butonit të miut të kompjuterit, transmeton Telegrafi.
Megjithatë zyrtarët e kësaj kompanie kanë bërë të ditur se për shumicën e njerëzve kjo hapësirë është shumë e qetë – dhe për këtë askush deri më sot nuk ka arritur të qëndrojë brenda më shumë se 45 minuta.
Edhe ata pak persona që janë futur brenda janë penduar për këtë, janë ndjerë në siklet nga qetësia e madhe dhe frymëmarrjen e tyre që mund ta dëgjonin e deri te ngërçet nga bark e fishkëllima në vesh.
“Disa persona sapo futen kërkojnë menjëherë të dalin jashtë”, ka deklaruar Hundray Gopal, inxhinier në Microsoft, dhe njëherit drejtori i departamentit që ndërtoi këtë dhomë.
“Njerëzit nuk mund të ballafaqohen me këtë ndjenjë, madje u krijohet përshtypja se po e dëgjojnë dhe trurin e tyre duke punuar”, ka shtuar Gopal.
Ai gjithashtu pranoi se rekordi për qëndrimin më të gjatë në këtë dhomë në fakt është shumë i shkurtër, edhe pse zyrtarisht është njohur nga libri i rekordeve Guiness,
“Është vendi më i qetë në planet, kurse personi që ka mundur të qëndroj brenda më së shumti, është regjistruar në 45 minuta”, ka shtuar Gopal.
Kjo hapësirë është e mbuluar nga 68 shtresa për amortizimin e vibrimit dhe janë të vendosura në themelet e saj. Përveç këtyre shtresave, dyshemeja është e ndërtuar nga kabllo të çelikta që përdoren për ndaljen e shpejtësisë se aeroplanëve luftarak që aterrojnë në aeroplanmbajtëse.
“Hapësira bllokon 120 decibelë, kështu që mezi do të arrinit ta dëgjonit zhurmën e aeroplanit duke kaluar pranë kësaj hapësire. Kjo dhomë na ka kushtuar 1.5 milion dollarë, që tregon që jemi shumë serioz kur janë në pyetje tingujt”, ka shtuar Gopal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City