LAJMI I FUNDIT:

CD-të dhe disqet po shiten më shumë se albumet dixhitale

CD-të dhe disqet po shiten më shumë se albumet dixhitale

Kur u prezantua muzika digjitale, u njoftua si standardi i ri në aspektin e muzikës. Ka kuptim, sepse format e tjera fizike si CD dhe pllakat jo vetëm konsumojnë burime kur i prodhojnë ato, por ato gjithashtu marrin hapësirë dhe mund të jetë e bezdisshme për t’i ndërruar ato kur doni këngë të reja.

Megjithatë, në një kthesë disi interesante, raporti nga CNET ka zbuluar se formatet fizike të tilla si CD dhe disqet janë në të vërtetë në rritje përsëri dhe janë duke u shitur më shumë se albumet dixhitale, ose ndryshe, shkarkimet në iTunes.

Kjo është bazuar në të dhënat nga Shoqata e Industrisë së Regjistrimit të Amerikës, ose RIAA, e cila zbuloi se shkarkimet përfaqësonin 11% të fitimeve të kompanive muzikore amerikane vitin e kaluar, kundrejt shitjeve fizike me 12%, përcjell Telegrafi.


Megjithatë kjo nuk do të thotë që formatet fizike do të zëvendësojnë muzikën dixhitale së shpejti. Në vend të kësaj duket se ndërsa shkarkimet janë në rënie në aspektin e shitjeve, transmetimi është në rritje, ku ato përfaqësonin 75% të të ardhurave të vitit të kaluar. Kjo është arsyeja pse nuk është e çuditshme që shumë kompani po provojnë fatin e tyre në nisjen e shërbimeve të tyre të luajtjes së muzikës.

Spotify është mbreti në fronin e këtyre shërbimeve, por Apple Music nuk është shumë larg prapa. /Telegrafi/