LAJMI I FUNDIT:

Lëkura juaj duket e fishkur dhe mollëzat kanë rënë plotësisht, ja si t’i ktheni freskinë dhe elasticitetin e humbur

Lëkura juaj duket e fishkur dhe mollëzat kanë rënë plotësisht, ja si t’i ktheni freskinë dhe elasticitetin e humbur

Në qoftë se mendoni se shprehja ‘’Ne jemi ajo që hamë’’ është thjesht slogan i ndonjë fushate sensiblizuese gaboheni, pasi studimet e shumta kanë provuar vërtetë se regjimi ushqimor luan një rol të rëndësishëm në mirëqenien tonë

Në qoftë se doni mollëza të ngritura duhet të ndryshoni disa zakone të ushqyerit, si për shembull të hiqni dorë nga ushqimet e shpejta e të përpunuara, si dhe të shtoni ushqimet proteinike.

Perimet e gjelbra, veza, mishi i bardhë i pulës dhe mishi i kuq favorizojnë prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, dy përbërës që ulin rrezikun e plakjes së parakohshme dhe tonifikojnë lëkurën.


Përdorni gjithmonë krem mbrojtës: Kremi mbrojtës jo vetëm që mbron lëkurën nga veprimi i rrezeve ultravjollcë, por parandalon gjithashtu plakjen e parakohshme, dhe rënien e lëkurës.

Përdorni akull: Kjo është gjëja e fundit që do t’ju shkonte në mend gjatë dimrit, por ja që kjo terapi e vjetër japoneze është një ndër më efektivet për mollëzat e ngritura.

Temperatura e ftohtë dhe masazhi me lëvizje rrethore përmirësojnë qarkullimin e gjakut në mollëza, e bëjnë lëkurën më elastike dhe kanë një efekt shtrëngues e tonifikues.

Mjafton që të mbështillni me një napë disa kuba akulli, dhe masazhoni mollëzat me lëvizje rrethore.

Në vend që të harxhoni para me kremra të shtrenjtë dhe trajtime aspak efektive, provoni të bëni maskën e mëposhtme.

Acidet yndyrore të avokados dhe antioksidantët e mjaltit, e bëjnë lëkurën më elastike dhe luftojnë veprimin e radikaleve të lira, që ndikojnë në dobësimin e fibrave të lëkurës.

Ju nevojitet një avokado e pjekur mirë dhe 1 lugë gjelle mjaltë. Bashkoni këta dy përbërës dhe pasi të përftohet një krem, aplikojeni mbi mollëza dhe lëreni të veprojë për 15 minuta.

Lani lëkurën gjithmonë me ujë të ftohtë dhe vazhdoni ta masazhoni butësisht për pak minuta. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Prindërit që rritin fëmijë emocionalisht inteligjentë i bëjnë këto shtatë gjëra

Fëmija juaj
Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Terapistët: Nëse thua shpesh tre fraza, prindërit të kanë rritur mirë

Fëmija juaj
Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Partneri juaj ka shanse më të larta për t’u bërë i pasur nëse ka këtë tipar personaliteti

Në çift
Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Nusja fshiu grimin 20 minuta para dasmës pasi nuk i pëlqeu si e kishte lyer grimerja profesioniste

Femra
Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Vëmendje! Këto gjashtë trende po bëjnë namin në kryeqytetin italian të modës, Milano

Moda
Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Truku i flokëve të Zendaya që duhet ta provoni të gjitha

Flokë dhe stil
Kalo në kategori