LAJMI I FUNDIT:

Kjo është ulësja më e sigurt në veturën tuaj në rast aksidentit – kurrë nuk do t’ju kishte rënë në mend të uleni në të

Kjo është ulësja më e sigurt në veturën tuaj në rast aksidentit – kurrë nuk do t’ju kishte rënë në mend të uleni në të

Rripi i sigurisë nuk është i vetmi që mund t’jua shpëtojë jetën, por edhe vendi në të cilin uleni në veturë

Hulumtime të shumta janë marrë me këtë tematikë dhe është treguar që fëmijët më të vegjël se 8 vjeç kanë pasur rrezik më të vogël nga lëndimet duke u ulur në ulësen e pasme të veturës,

Ai rrezik është shtuar pak kur i kanë mbushur midis dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç.


Nga mosha 13 deri në 54 vjeç, hulumtuesit nuk kanë gjetur dallimin në rrezikimin nga vdekja në ulëset e pasme në krahasim me ulëset e para, transmeton Telegrafi.

Në hulumtim kanë qenë të përfshira edhe veturat e vjetra dhe njerëzit e të gjitha moshave, mirëpo kushti i vetëm ishte që të vinin rripin e sigurisë.

Ulësja më e sigurt në veturë është treguar ulësja e mesme e pasme.

Mirëpo, kur hulumtuesit i kanë ndarë njerëzit e moshës mbi 55 vjeç në modelet e reja të veturave, ulëset e pasme janë treguar më të rrezikshme se të parat.

– Kjo nuk do të thotë që ulëset e pasme në veturat e reja janë më të sigurta në krahasim me modelet e vjetra – thotë shkencëtarja Ann McCart dhe shton që rreziku nga lëndimet fatale për udhëtarët në ulëset e pasme është i ngjashëm në të gjitha modelet e veturave të cilat janë studiuar.

Dallimi qëndron vetëm që në modelet më të reja ulëset e pasme janë më të sigurta.

Rripat e sigurisë ende janë më të rëndësishëm me rastin e përcaktimit të faktorëve të rrezikut nga lëndimet në aksidentet në komunikacion.

Njerëzit të cilët nuk e vënë rripin e sigurisë kanë tetë herë rrezik më të madh që të pësojnë lëndime serioze, nëse ndodh fatkeqësia. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

Po i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra

A e dini se...
Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

Pse duhet të hapni dritaret dy herë në ditë edhe gjatë muajve të ftohtë?

A e dini se...
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë

A e dini se...
Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Qe përse është shumë më mirë të bëni seks në mëngjes sesa në mbrëmje vonë

Intimitet dhe Pasion
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush

Çfarë të vizitosh
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm

Kalo në kategori