LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mendon të blejë aeroplan të ri

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mendon të blejë aeroplan të ri

A ka nevojë për aeroplan të ri. Pushteti është i bindur të blihet aeroplan i ri, ndërsa ekspertët thonë se ende mund të përdoret i vjetri.

Në intervistë për gazetën “Nezavisen”, drejtori i Agjencisë së aviacionit Tomisllav Tuntev e hapi çështjen për blerjen e një aeroplani të ri. Sipas tij, aeroplani i vjetër i cili tani i bart përfaqësuesit qeveritar ka shumë mungesa. Është blerë i përdorur, teknologjia nuk i mundëson aterrim në kushte të liga dhe të mjegullës, ka numër të vogël të ulëseve. Për aeroplanin është ankuar edhe kryeministri, zbulon Tuntev.

Para nga buxhet për aeroplan të ri s’ka. S’do të kishte as me ribalanc të buxhetit thonë nga sekretariati i qeverisë. Për “Telma” konfirmojnë se aeroplani më herët ka qenë në Gjermani për t’u rregulluar dhe nga atje kanë ardhur me rekomandime të blihen 16 ulëse për të mundur të udhëtojë delegacion më i madh ndërsa ekspertët pikërisht këtu e cekin problemin, jo te teknologjia e vjetër apo siguria por te kapacitet i ulët, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përndryshe, aeroplani qeveritar është blerë në vitin 2005. Një opsion është të shitet dhe të blihet i ri. Sipas njoftimeve aeroplani i ri do të kushtonte 15 deri 20 milion euro, por sipas Tuntev kjo do të ishte investim i mirë nëse merren parasysh çmimet e fluturimeve komerciale dhe nevoja e udhëtimit për shkak të proceseve integruese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

PZAP vazhdon ndëshkimin e partive politike, së fundmi ka shqiptuar gjoba mbi 22 mijë euro

Lajme
Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Bashkëpunëtor në mbylljen e 21-vjeçares në apartament, si e tradhtuan gjurmët e gishtërinjëve 36 vjeçarin

Lajme
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Kalo në kategori