Ilir Bytyçi, vëllai i tre dëshmorëve Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyçi, luftëtarë të UÇK-së që u vranë pas përfundimit të luftës nga forcat serbe, ka thënë se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk është president shteti, por është një lider i krimit të organizuar.
Ai ka thënë se Serbia ka përgjegjësi për vrasjen e vëllezërve të tij.
“Në Kosovë nuk ka kriminelë lufte dhe kriminel të tjerë. Ata janë në Serbi dhe të gjithë janë në Parlamentin e Serbisë. Ka kriminelë lufte, ka kriminel të krimit të organizuar dhe Vuçiq është bosi i bosëve. Ai ka dhënë shumë premtime për zbardhjen e vrasjes së vëllezërve të tanë dhe nuk e kam mbajt këtë premtimin. Ai është bos i krimit dhe bos i kriminelëve”, tha Iliri, për RTK.
Ai po ashtu tregoi se kongresmenët amerikanë i kanë bërë të ditur Serbisë se nuk do të mund të hyjë në BE, nëse nuk e zbardhin rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyçi.
Iliri ka treguar se SHBA ka vënë sanksione ndaj ish-oficerit të lartë të policisë serbe Goran Radosavleviq i njohur “Guri” dhe ndaj familjes së tij, si përgjegjës për vrasjet e tre vëllezërve Bytyçi në vitin 1999.
Goran Radosavleviq – Guri ka qenë komandant i xhandarmerisë serbe. Ndërkaq lidhur me vrasjen e tre vëllezërve Bytyqi, ai ishte marrë në pyetje nga gjykata e Serbisë. Njëri nga dëshmitarët kishte thënë në gjykatën e Negotinit në vitin 2017, por edhe më herët më 2014 dhe 2013, se në momentin kur janë ekzekutuar vëllezërit Bytyçi në vendin e ngjarjes ka qenë Goran Radosavleviq që asokohe ishte zyrtar i lartë i forcave speciale të policisë serbe.
Vëllezërit Ilir, Agron dhe Mehmet Bytyqi ishin vrarë në korrik të vitit 1999 në Petrovo Sello në afërsi të Klladovës në pjesën lindore të Serbisë. Ndërkaq, trupat e tyre të pajetë ishin gjetur në qershor të vitit 2011 në varrezën masive në po të njëjtin vend ku edhe ishin vrarë (Petrovo Sello). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025