Trupi juaj ka një mënyrë për të folur me ju, por është e rëndësishme të dëgjoni me kujdes atë që po përpiqet t’ju tregojë
Ju thjesht duhet t’i kushtoni vëmendje këtyre shenjave në trup dhe mos i anashkaloni. Çdo gjë që nuk ju duket normale, duhet ta kontrolloni.
Shputa rozë
Prodhuesit e kremrave shpesh premtojnë se do të keni “këmbët e foshnjës”. Por nëse vini re se këmbët tuaja bëhen ngjyrë rozë të lehtë dhe lëkura duket e hollë dhe e rrudhur, duhet të bëni një test gjaku për të kontrolluar nivelet e sheqerit në gjak. Kjo simptomë mund të tregojë një problem metabolik, përfshirë diabetin.
Ndjenja e përqafimit
Përqafimi nuk është gjithmonë një ide e bukur. Nëse ndonjëherë ndiheni sikur dikush është duke ju përqafuar, ose lidhur rreth belit, trupit ose këmbëve atëherë rrezikoheni për të pasur një sklerozë të shumëfishtë. Mund të keni ndjesi të pakëndshme në krahë dhe këmbë, mund të ndiheni sikur keni doreza ose këpucë të rënda.
Vetullat e holla
Nëse vini re se vetullat tuaja po bëhen më të holla, duhet të shihni një mjek dhe të kontrolloni tiroidet. Kjo mund të jetë një nga simptomat e hipotiroidizmit.
Ngjyra e gjuhës
Gjuha e bardhë e shoqëruar me dhimbje stomaku të herëpashershme, mund të jenë shkak i problemeve me tretjen. Gjuha e verdhë mund të jetë shenjë e problemeve me tëmthin. Një ngjyrë gri në të verdhë e gjuhës mund të jetë shenjë e problemeve me zorrët ose e dehidratimit.
Gishtat e fryrë
Edhe nëse keni lëkurë të pastër, pa acarim, pa kruajtje, por këmbët tuaja ngjajnë si salsiçe, duhet të shihni një mjek. Ky simptomë mund të sinjalizojë artritin psoriatik.
Mungesa e oreksit
Mungesa e oreksit për disa njerëz që duan të bien në peshë është mrekulli. Mirëpo, nëse jeni duke përjetuar një humbje të menjëhershme të oreksit dhe vini re se po humbisni peshë, kjo mund të jetë simptomë e disa çrregullimeve metabolike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe