LAJMI I FUNDIT:

Kryeziu: Për herë të parë SHBA, Gjermania e Franca nuk janë në një linjë për Kosovën (Video)

Kryeziu: Për herë të parë SHBA, Gjermania e Franca nuk janë në një linjë për Kosovën (Video)

Taulant Kryeziu nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK), ka thënë se nga Amerika vetëm John Bolton ka folur për korrigjimin e kufijve të Kosovës.

Kryeziu, në “Dossier D” në RTV Dukagjini ka thënë se duhet kujtuar se Bolton në median “Rusia Today” kishte deklaruar në vitin 2008 se SHBA nuk duhet të njohë Kosovën pa pëlqimin e Serbisë.

“Ky ka qenë qëndrimi i Boltonit në vitin 2008 dhe nuk besoj se qëndrimet e këtij zyrtari kanë ndryshuar. Skenari për kufijtë është i rrezikshëm por nuk besoj se është i mbështetur nga SHBA”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Njohësi i çështjeve politike ka thënë se ndryshimi i kufijve nuk është vetëm shqetësim i Kosovës por edhe i disa faktorëve ndërkombëtar si Gjermania apo Britania e Madhe.

“Për herë të parë Amerika, Gjermania e Franca nuk janë të unifikuar në raport me Kosovën dhe kjo është shumë dëmshme”.

Kryeziu ka thënë ka interesa të mëdha gjeostrategjike për Kosovën.

“Serbia e ka partneritetin e saj tradicional me Rusinë, ndërsa ne kemi SHBA-në si sponzorizuesin kryesor të shtetësisë së Kosovës. Le të shpresojmë që në Kosovë nuk do të thyhen shtizat e interesave ruso-amerikane në kuptimin e saj se kush-kujt do të ja kthej borxhin me Kosovën”, tha ndër të tjera Taulant Kryeziu./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Babai i viktimës në Shkodër: Do ta kërkoj vetë autorin, do ta laj me gjak nëse nuk ndërhyhet

Lajme
Kalo në kategori