LAJMI I FUNDIT:

Prokurorët nga e premtja me Kod të ri të etikës

Prokurorët nga e premtja me Kod të ri të etikës

Kodi i ri i etikës dhe sjelljes profesionale për prokurorë do të hyjë në fuqi nga e premtja.

Në njoftimin e KDI-së thuhet se ky kod u përpilua nga ekipi i prokurorëve holandez, në kuadër të projektit “Promovimi i Integritetit në Sistemin e Drejtësisë në Kosovë”, që u zbatua nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Lëvizja FOL dhe Qendra Holandeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar Ligjor (CILC), i mbështetur nga Ambasada e Holandës në Prishtinë.


Aleksandër Lumezi, Kryeprokurori i Shtetit shprehu kënaqësinë e tij që projekti i cili u pat iniciuar pas konsultimeve intensive me Ambasadën e Holandës rezultoi me sukses të plotë.

“Kemi kodin e ri të etikës për prokurorë, komentarin i cili derivon nga po ky kod dhe modulet për një sërë trajnimesh të dizajnuara nga ekipe të trajnerëve holandezë. Jemi të përkushtuar që të vazhdojmë bashkëpunimin me partnerët tanë të besueshëm në mënyrë që të avancojmë më tej efikasitetin, efiçiencën si dhe transparencën e llogaridhënien”.

Ambasadorja holandeze, Gerrie Willems, tha se ky është vetëm hapi i parë dhe pjesa më e rëndësishme e punës është në të ardhmen, zbatimi i plotë i reformave tashmë të iniciuara.

“Vetëm në këtë mënyrë ju do të siguroni qëndrueshmëri të reformave dhe përmirësime konkrete në fushën e integritetit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, për të mirën e juaj si prokurorë, por edhe për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Kjo do të ndihmojë në rritjen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë”, tha ai.

Willem van Nieuwkerk, drejtor i CILC, theksoi rëndësinë e integritetit si në jetën tonë personale ashtu dhe në performancën tonë gjatë karrierës profesionale.

“Integriteti kërkon vëmendje të vazhdueshme. Në punën tonë të përditshme përballemi me dilema morale dhe është pikërisht Kodi i etikës mekanizmi që siguron kornizën e zgjidhjes së këtyre dilemave. Me këtë projekt kemi sjellë përvojën e Prokurorisë së Holandës dhe bashkë me kolegët tanë kosovarë kemi hartuar kodin e ri të etikës dhe komentarin që ofron shembuj ilustrues nga puna e përditshme e prokurorëve. Shpresojmë që Prokuroria e Shtetit do të përdorë në mënyrë efektive kodin e etikës si mjet që ofron strehë të sigurt dhe mbështetje gjatë punës suaj”, tha Van Nieuwkerk.

Bahri Hyseni, kryesuesi i sapozgjedhur i KPK-së tha se po punojnë në planin e ri strategjik ku komponenti i ndërtimit të kapaciteteve përmes programeve të ndryshme të trajnimit për prokurorët dhe bashkëpunëtorët e tyre profesional përbën pjesën më të madhe të saj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori