Nëse vazhdimisht jeni duke punuar jashtë orarit dhe më shumë sesa ç’rekomandohet, le t’ju rikujtojmë sa e rëndësishme është të gjeni një zgjidhje për të pushuar më shumë.
Hulumtimet e reja sugjerojnë se femrat që punojnë për orë të gjata janë më të rrezikuara nga depresioni – më shumë sesa meshkujt që punojnë në të njëjtin orar, transmeton Telegrafi.
Gjithashtu, hulumtimet thonë se edhe puna në vikend mund të jetë kontribuues i problemeve të ndryshme të shëndetit mendor.
Analiza e të dhënave me 22,000 punëtorë ka zbuluar se femrat që kishin punuar me orar të gjatë (më shumë sesa 55 orë në javë), kanë qenë 7.3% më të prira të kenë simptoma depresive sesa femrat që punojnë 35-40 orë në javë.
Shkencëtarët gjithashtu kanë theksuar se puna gjatë vikendeve lidhet me një rrezik më të lartë të depresionit te dy gjinitë, ku femrat që punojnë në vikend kanë 4.6% shanse të jenë më depresive, ndërkaq meshkujt 3.4%.
Ata kanë theksuar se lidhja mes punës në vikend dhe depresionit mund të jetë për shkak se ata që punojnë vikendeve gjithashtu kanë tendenca të bëjnë punë që paguhen më pak, ku depresioni është më prezent.
Edhe pakënaqësia me punën mund të kontribuojë në ato ndjenja depresive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak